Uncategorized
Aktivistja që mbronte refugjatët arabë, dhunohet prej tyre dhe akuzon gjermanët!
Ajo që i ka ndodhur gruas 24 vjeçare në janar të këtij viti, e ka kthyer përmbys tablonë të cilën Selin e ka përfaqësuar tash sa vjet: ajo është përdhunuar pikërisht nga disa refugjatë arabë
Selin Gören është një aktiviste e zellshme majtiste gjermane, me prejardhje turke. Ajo jeton në Mannheim dhe është zëdhënëse e rinisë së Partisë së Majtë, e njohur si parti që përfaqëson vlera radikale nga e majta, gjegjësisht nga koha e DDR-së.
Gören gjatë gjithë kohës ka qenë shumë aktive për mikpritjen e refugjatëve, madje ka qëndruar në krye të disa aksioneve ku u është ofruar refugjatëve strehim.
Por, ajo që i ka ndodhur gruas 24 vjeçare në janar të këtij viti, e ka kthyer përmbys tablonë të cilën Selin e ka përfaqësuar tash sa vjet: ajo është përdhunuar pikërisht nga disa refugjatë arabë.
Gören është bërë temë në mediat gjermane për faktin se fillimisht nuk ka treguar se ka qenë viktimë e përdhunimit por vetëm e vjedhjes. Dhe këtë e ka prezantuar se ia kishin bërë të rinj “gjermanë dhe të huaj”. Vetëm pasi e ka bindur i dashuri i saj, ajo ka shkruar sërish në polici dhe e ka treguar të vërtetën.
Megjithatë më vonë ajo e ka kritikuar si të sëmurë psikike një grua që sipas saj ka simuluar përdhunimin nga migrantët.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















