Sport
Gjermanët të dëshpëruar për humbjen
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka thënë se ekipi i tij nuk e meritoi të humbte nga Franca, megjithatë, i tillë është futbolli, shkruan albinfo.ch.
“Ky është futbolli dhe në një ndeshje ka gjëra që ndodhin. Franca arriti deri në fund me dy gola në avantazh dhe kur fiton 0:2 e meriton. Besoj se do të fitojë Evropianin, sepse Portugalia nuk ka bindur deri më tani. Ne ishim skuadra më e mirë sonte, por penalltia vendosi ndeshjen. Në fillim ishte një ndeshje e kontrolluar, më pas jo shumë. Në këto kushte disa raste mund të vendosin lojën. Po të kishim shënuar, do të dominonim ndeshjen. Një gol në minutën e 45 është një shok. Luajtëm me krenari dhe me meritë. Grizmann është një lojtar i madh”, u shpreh Low.
Duke folur për golin e dytë, ai evidentoi rolin e Shkodran Mustafit në gabimin e mbrojtjes gjermane. “Ishim tre kundër tre, luajtëm topin te Mustafi që duhet ta kishte larguar nga zona e rrezikut. Dominuam kryesisht në mesfushë, në atë situatë duhet të luanim. Neuer pothuajse e arriti topin, por më pas i ra pranë sulmuesit francez. Presioni në pjesën e dytë ishte i madh dhe ne patëm rastet tona”, theksoi trajneri i Gjermanisë.
Për sa i përket penalltisë, Low është përpjekur të evitojë polemikat. “Nuk duhet komentuar puna e gjyqtarëve. Nëse shihni se si Schweinstaiger mundohet të arrijë topin dhe se si i rrëshqet mbi dorë është vetëm mungesë fati. Nuk ka asgjë për të cilën të ankohesh. Ka një lëvizje të rrjedhshme kur kërcen dhe nuk mund ta kontrollosh”, ishin fjalët e tij duke justifikuar kapitenin.
I dëshpëruar pas ndeshjes ishte Manuel Neuer. “Nuk ka momente më të këqija se këto. Nuk dua të them se kemi qenë më të mirë, por 2:0 nuk është një rezultat i drejtë”, tha Neuer i dëshpëruar pas ndeshjes.
E-Diaspora
-
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova Ceremonia do të mbahet më 23 korrik në Slavonski Brod, në nderim të kosovarëve që humbën... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Angli
Gjendet i vdekur 28-vjeçari shqiptar në Angli, policia heton rastin si vrasje
Jeta në Zvicër
-
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje Analiza tregon se ushqimet në Gjermani, Francë dhe Itali kushtojnë deri në 63% më pak se... -
Gjenevë: Propozohet ndalimi i automjeteve të zhurmshme gjatë natës -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
Mijëra banesa sociale në Cyrih të zëna nga qiramarrës që nuk i plotësojnë kushtet -
Rriten ndjeshëm konfliktet mes punëdhënësve dhe punëmarrësve në Zvicër














