E-Diaspora
Shqipëria e Kosova, përfaqësim dinjitoz në “Mundialito 2016″ në Zürich
Fëmijët shqiptarë në Zvicër, të tubuar nën hijen e flamurit kombëtar dhe atij të Kosovës, u prezantuan në mënyrë dinjitoze në turnirin tradicional “Mundialito 2016”. Ky turnir (i shtati me radhë) u organizua në stadiumin”Letzigrund” të qytetit të Zürichut dhe tuboi 45 ekipe apo 16 ekipe kombëtare, të fëmijëve të nacionaliteteve të ndryshme që jetojnë […]
Fëmijët shqiptarë në Zvicër, të tubuar nën hijen e flamurit kombëtar dhe atij të Kosovës, u prezantuan në mënyrë dinjitoze në turnirin tradicional “Mundialito 2016”. Ky turnir (i shtati me radhë) u organizua në stadiumin”Letzigrund” të qytetit të Zürichut dhe tuboi 45 ekipe apo 16 ekipe kombëtare, të fëmijëve të nacionaliteteve të ndryshme që jetojnë dhe punojnë në Zvicër. Morën pjesë 560 fëmijë – lojtarë si dhe u luajtën afro 300 ndeshje futbolli në gjashtë fusha. Ndeshjet ishin të ndara në katër grupe, ku fëmijët shqiptarë ishin prezent në të katër grupet, nën emrin e Shqipërisë dhe Kosovës. Pra gjithësej 8 ekipe, të cilat në mënyrë dinjitoze prezantuan jo vetëm kulturë sportive, por edhe identitet kulturor.
Dy ekipe “kombëtare”, që kishin mbledhur fëmijë nga të gjitha trojet shqiptare, nën një përkujdesje mirë të organizuar nga trajnerët Pajazit Sopi, Sali Gjikollaj, Sefer Abazi Avni Selimi, Bajramali Neziri, Enver Shaqiri, Ilir Morina, Bekim Ameti etj., u paraqitën me sukses, duke treguar jo vetëm shkathtësi sportive, por edhe një angazhim të veçantë në mbrojtjen e ngjyrave të kombëtareve Shqipëri dhe Kosovë. Këtë angazhim sportiv e zbukuroi edhe më tepër prezenca e prindërve, me flamuj kombëtar të dhe të veshur me ngjyra kuq e zi. Ata ishin përkujdesur që flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës të valonin sa më lart atë ditë në qytetin e Zürichut.
Qysh në hapjen e turnirit fëmijët shqiptarë u shfaqën bashkërisht Shqipëri – Kosovë, duke krijuar një pamje të mrekullueshme dhe duke u duartrokitur nga të gjithë. Kënga shqipe dhe flamuri shqiptar dhe ai i Kosovës kishin pushtuar anën kryesore të stadiumit. E gjithë kjo pamje, duke i shtruar edhe angazhimin e fëmijëve shqiptarë që të dalin sa më të suksesshëm, ku dy ekipe ishin edhe në finale, dëshmon se këta fëmijë kërkojnë përkujdesje më të madhe. Edhe atë jo vetëm nga ana e prindërit, por edhe përkujdesje institucionale, sepse flamuri shqiptar dhe ai i Kosovës mbrohen, ruhen dhe ngritën lart kudo ku ka shqiptarë. Dhe pikërisht kjo ditë ishte ditë në shërbim të Shqipërisë dhe Kosovës, falë fëmijëve shqiptarë dhe trajnerëve, të cilët me javë ishin angazhuar në përgatitjen e tyre.
Këto pamje dinjitoze të fëmijëve shqiptarë në stadiumin “Letzigrund” të Zürichut kërkonin edhe dorën institucionale, e cila, për fat të keq, kësaj radhe mungoi. Aty ku valon flamuri shqiptar dhe ai i Kosovës, nevojitet edhe prezenca e institucioneve tona, sepse ky angazhim i fëmijëve, trajnerëve dhe prindërve shqiptarë duhet të përkrahet pa rezervë. Kësaj radhe mungoi, të shpresojmë herën tjetër në prezencën e tyre.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Autore: Luljeta Ademi/ Foto: Genti Mersinaj Rreth 2000 besimtarë shqiptarë nga kantone të ndryshme të Zvicrës... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Autore: Luljeta Ademi/ Foto: Genti Mersinaj Rreth 2000 besimtarë shqiptarë nga kantone të ndryshme të Zvicrës... -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër


























