Nuk qenka pengesë ulësja në OKB, që Kosova ta ketë kartonin e gjelbër
Zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, tash thonë se do të aplikojnë në shtator
Drejtuesit e Bankës Qendrore të Kosovës nuk e shohin më pengesë ulësen në OKB që Kosova ta ketë kartonin e gjelbër. Ata i harruan fjalët që i kishin përdorur si arsyetim për 10 vite, pas një vizite në Kosovë të drejtuesve të Këshillit të Byrove. Tash thonë se do të aplikojnë në shtator.
Ekspertët e sigurimeve thonë për gazetën “Express” se kjo është absurde, që për 10 vite të përdoret diçka si argument e më vonë të hidhet poshtë.
Sipas tyre, edhe aplikimi i paralajmëruar për shtator duket i pakuptimtë, kur dihet se mungon infrastruktura ligjore në sigurime. Kësaj pune do t’i hyhet edhe pse ende nuk ka ligj për sigurimet e as byro nacionale, dy kushte këto të pakalueshme për t’u anëtarësuar.
“Deri tash arsyeja kryesore për pengesë në anëtarësim nga BQK-ja dhe institucionet ka qenë anëtarësimi i Kosovës në OKB. Është çudi se si në kumtesën për këtë vizitë kjo nuk përmendet fare”, ka thënë për “Express” Besnik Nikçi, ekspert i sigurimeve dhe i autorizuar për trajtimin e dëmeve ndërkombëtare.
Sado që tingëllon lajm i mirë, Nikçi thekson se nuk është real, pasi asnjëra nga kushtet për anëtarësim nuk është plotësuar. Posaçërisht pengesë paraqet imazhi i dobët i Kosovës në industrinë e trajtimit të dëmeve ndërkombëtare. “Likuiditeti i kompanive të sigurimit dhe raportet pozitive në kërkesa për kompensim të demit janë gjithashtu elementare për anëtarësim”, shpjegon ai.
Për më tepër, Nikçi thotë se seancat në Asamblenë e Këshillit gjatë këtij viti mbahen në maj, eventualisht në qershor, gjë që nuk pritet të ketë diçka konkrete këtë vit. Andaj ka rrezik që edhe ky aplikim ta ketë fatin e një aplikacioni për anëtarësim para katër vitesh, i cili ishte refuzuar.
Nga ana tjetër, në njoftimin e BQK-së, të lëshuar ditë më parë pas takimit me delegacionin e Këshillit të Byrove, thuhet se në shtator pritet të shtrohet kërkesa e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Kartonit të Gjelbër. Takimi qe organizuar me ftesë të BQK-së dhe në të merrte pjesë presidenti i Këshillit, Mariusz Wichtowski.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












