Sport
Shqiptari i Bayern Munichut
Futbollisti quhet Meritan Shabani dhe është një mesfushor 17 vjeçar me tipare sulmuese i cili prej disa vitesh është pjesë e akademisë së bavarezëve
Carlo Ancelotti ka debutuar për Bayern Munich, derisa qysh në ndeshjen e parë miqësore i ka dhënë hapësirë një futbollisti shqiptar, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti në fjalë quhet Meritan Shabani dhe është një mesfushor 17 vjeçar me tipare sulmuese i cili prej disa vitesh është pjesë e akademisë së bavarezëve.
Ky është një konfirmim për lojtarin, pasi edhe Pep Guardiola e kishte marrë shpesh në stërvitje me ekipin e parë gjatë vitit të kaluar futbollistin e talentuar, i cili kishte treguar vlerat e tij edhe në UEFA Youth League.
Në miqësoren e parë të Bayern Munich nën drejtimin e Carlo Ancelottit kundër Lipshtad, Shabani qëndronte në stolin e rezervave. Ai u aktivizua në minutën e 62-të të sfidës, duke zënë vendin e Xabi Alonsos në mesfushën e kampionëve të Gjermanisë, në ndeshjen që përfundoi me shifrat 4:3 për Bayernin. Ai është nga fshati Vojnoc i Komunës së Shtimes.
Mungesa e disa titullarëve që janë ende me pushime si dhe dëmtimi i radhës i Arjen Robben do t’i japë mundësinë Shabanit të aktivizohet përsëri në miqësoret në vazhdim para syve të një trajneri me shumë emër si Ancelotti.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026














