Sport
Kosova me tetë sportistë në Olimpiadë
Flamurmbajtësja e Kosovë në “Rio 2016” do të jetë padyshim kampionia Majlinda Kelmendi, xhudistja, e cila kryeson dhe klasifikimin botëror për peshën 52 kg
Tetë sportistë do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Në debutimin e saj në një Olimpiadë, shteti më i ri në Evropë lë prapa edhe Shqipërinë, e cila pavarësisht premtimeve të presidentëve të federatave të ndryshme nuk do të shkojë më shumë se me pesë sportistë, shkruan albinfo.ch.
“Është historike për ne. Kosova në këtë Olimpiadë të parë merr pjesë me tetë sportistë. Dy prej tyre janë të kualifikuar, ndërsa gjashtë të tjerët janë me ftesa”, shprehet Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Hasani pohon se pavarësisht mundësive dhe kohës së shkurtër në dispozicion, institucioni që ai drejton ka bërë gjithçka që sportistët të zhvillojnë një fazë përgatitore të mirë brenda dhe jashtë vendit. Sipas tij pritshmëritë më të mëdha për medalje, janë sigurisht te sporti i xhudos.
“Majlinda është kandidate serioze për medalje të artë olimpike, ndërsa kemi pritshmëri edhe nga Nora Gjakova. Por si do të jetë vetëm pjesëmarrja e Kosovës në një ngjarje të tillë me simbolet e saj në një event që ndiqet nga miliarda shikues, është një arritje e jashtëzakonshme”, thotë Hasani.
Flamurmbajtësja e Kosovë në “Rio 2016” do të jetë padyshim kampionia Majlinda Kelmendi, xhudistja, e cila kryeson dhe klasifikimin botëror për peshën 52 kg.
Nga tetë sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Olpimpike, vetëm dy janë me normë olimpike, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova që përfaqësojnë Kosovën në xhudo. Kurse me ftesë janë këta sportistë: Musa Hajdari e Vijona Kryeziu (atletikë), Lum Zhavelli e Rita Zeqiri (not), Qendrim Guri (çiklizëm), dhe Urata Rama (shenjëtari).
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026














