Uncategorized
Hapet restorant në qendrën e azilit
Kjo masë integrimi mendohet të lehtësojë inkuadrimin në tregun e punës dhe t`u mundësojë personave të prekur pavarësi sociale e financiare në të ardhmen
Kantoni i Valisit e ka marrë me qira vitin e kaluar hotelin “Le temps de vivre” në lokalitetin Chamoson dhe i ka strehuar refugjatët në dhomat e gjumit të këtij hoteli, shkruan agjencia e lajmeve sda. Ndërkohë, siç bëjnë të ditur autoritetet e kantonit, edhe restoranti ekzistues është rinovuar në mënyrë të plotë nga azilkërkuesit.
Nga e premtja do të rihapet edhe zyrtarisht restoranti, transmeton albinfo.ch. Kantoni do t`i angazhojë në kuzhinë dhe në shërbim personat që marrin ndihma sociale dhe ata që janë pjesë e programeve për riintegrim në punë. Ata do të përcillen dhe aftësohen nga njerëz të profesionit.
Kjo masë integrimi mendohet të lehtësojë inkuadrimin në tregun e punës dhe t`u mundësojë personave të prekur pavarësi sociale e financiare në të ardhmen, përcjell albinfo.ch. Krahas kësaj. Ky restorant do të shndërrohet në qendër takimi dhe shkëmbimi në funksion të mirëkuptimit më të madh.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











