Shkurt.ch
Zvicra ka nevojë për dyfishim të numrit të ekspertëve të IT
Ardhja e specialistëve nga jashtë nuk rrezikon vendet e punës të vendësve. Në fakt ndodh e kundërta, sepse, vetëm me numër të mjaftueshëm të specialistëve nga jashtë, ndërmarrjet kanë mundësi që projektet e tyre t`i zhvillojnë në Zvicër,
Fusha e IT në Zvicër tregon nevojë të vazhdueshme për ekspertë të jashtëm, nga vendet e treta. Për këtë arsye në bazë të kërkesave të kësaj dege ekonomike Zvicra duhet të rrisë dyfish kontingjentet e shtetasve të vendeve jashtë BE-së dhe EFTA-s, specialstë të kësaj fushe. Kështu, siç shkruajnë gazetat “Zentralschweiz am Sonntag” dhe “Ostschweiz am Sonntag”, federata Swico ia ka bërë federatës një kërkesë në këtë drejtim.
Veç kësaj, Swico shpreh dëshirën që kontingjenti i ofruesve të shërbimeve nga vendet e BE-së të bëhet trefish më i madh se sa është, transmetoin albinfo.ch. Kjo degë po vuan veçanërisht shumë nga kufizimet e kontingjenteve, ka thënë për gazetat e përmendura menaxheri i Swico-s, Jean-Marc Hensch.
Ai ka shtuar se ardhja e specialistëve nga jashtë nuk rrezikon vendet e punës të vendësve. Në fakt ndodh e kundërta, ka thënë ai. Sepse, vetëm me numër të mjaftueshëm të specialistëve nga jashtë, ndërmarrjet kanë mundësi që projektet e tyre t`i zhvillojnë në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Ndryshe ato duhet të dalin jashtë vendit, ku shërbimet e përmendura kushtojnë më lirë.
Siç dihet, Këshilli Federal ka bërë vitin e kaluar shkurtimin e kontingjenteve si përgjigje e detyruar pas fitores së iniciativës kundër migracionit masiv, të realizuar nga SVP-ja.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












