Jeta në Zvicër
Fluks i rumunëve dhe bullgarëve pas lejimit për të punuar në Zvicër
585 persona nga Rumania dhe Bullgaria kanë fituar gjatë qershorit të këtij viti lejen e qëndrimit në të rregullt Zvicër ndërsa 656 të tjerë kanë fituar një leje për qëndrim të shkurtë, dhe kjo është dyfishi në krahasim me muajin maj
Nga fillimi i korrikut të këtij viti edhe për Rumaninë dhe Bullgarinë ka hyrë në fuqi liria e plotë e lëvizjes në Zvicër. Dhe, ky ndryshim është ndjerë menjëherë në shtimin e numrit të shtetasve të këtyre dy vendeve që ia kanë mësyrë Zvicrës, shkruan srf.ch. Ata, ashtu si dhe shtetasit tjerë të vendeve të BE-së, fitojnë pa kushte lejen e qëndrimit dhe të punës.
585 persona nga Rumania dhe Bullgaria kanë fituar gjatë qershorit të këtij viti lejen e qëndrimit në të rregullt Zvicër ndërsa 656 të tjerë kanë fituar një leje për qëndrim të shkurtë, transmeton albinfo.ch- dhe kjo është dyfishi në krahasim me muajin maj si dhe dukshëm më tepër se në qershorin e vitit të kaluar.
Për zëdhënësen e SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion) Lea Werheimer kjo nuk është e habitshme. «Ne një gjë të tillë e kemi parë qysh kur janë hequr kufizimet për leje të qëndrimit ndaj shtetasve të vendeve tjera të Evropës Lindore. Një pik të tillë po e përjetojmë edhe tash me Rumaninë dhe Bullgarinë. Përvojat na tregojnë se ky fluks i arritur së shpejti do të fillojë të bjerë edhe me dy shtetet më të reja të BE-së», përcjell albinfo.ch.
Ajo që është e sigurt, sipas Weltheimer, është se liria e lëvizjes që nënkupton edhe punësimin në Zvicër, është e mundur vetëm për ata persona që kanë lidhur një kontratë të vlefshme pune. Mënyrë tjetër për të fituar qëndrim në Zvicër për shtetasit e përmendur është bashkimi familjar.
Gjatë muajit qershor u janë ndarë lejet e qëndrimit 93 familjarëve të emigrantëve rumunë dhe bullgarë që është pothuaj saktësisht sikur në qershorin e vitit të kaluar. Shumica e rumunëve dhe bullgarëve me leje të përhershme qëndrimi në Zvicër punojnë në fushat si planifikimi, këshillimi dhe informatika. Ndërsa ata me leje për kohë të shkurtë punojnë në përkujdesje të të moshuarve, në hoteleri dhe në bujqësi
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











