Shkurt.ch
Në korrik, 6.4% më shumë kërkesa azili se në qershor
numri i azilkërkuesve në këta muaj të vitit 2016 është për 36.4% më i vogël se në periudhën e njëjtë të një viti më parë, thuhet në komunikatën peridodike të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM)
Gjatë muajit korrik në Zvicër janë bërë 2477 kërkesa të reja azili, që është 148 ose 6.4 për qind më tepër se në muajin paraprak. Edhe përkundër kësaj rritjeje, numri i azilkërkuesve në këta muaj të vitit 2016 është për 36.4% më i vogël se në periudhën e njëjtë të një viti më parë, thuhet në komunikatën peridodike të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM).
Kjo rënie vjen në radhë të parë si rezultat i zvogëlimit të numrit të kërkesave të azilit nga Eritrea, transmeton albinfo.ch. Me 1392 eriteranë më pak se në shtatë muajt e vitit 2015, rezulton në pjesën më të madhe numri i zvogëluar i përgjithshëm. Ndërsa ky zvogëlim i numrit të kërkesave nga Eritrea ka disa shkaqe.
Së pari është e dhëna se gjatë këtij viti rrugën nëpër Mesdhe drejt Evropës e kanë bërë përgjysmë më pak eritreanë se në vitin e kaluar, thuhet më tutje në komunikatë. Në vazhdim vjen fakti se rreth një e treta e refugjatëve nga Eritrea ndalen të kërkojnë azil në Itali, që është dukshëm më tepër se në vitin e kaluar.
Ndërsa po ashtu edhe numri i azilkërkuesve nga vendi i përmendur të cilët kërkojnë azil në Gjermani po shënon rritje të ndjeshme.
Vendet kryesore nga të cilat kanë ardhur azilkërkuesit gjatë këtij korriku janë: Eritrea me 738 ose 226 kërkesa më shumë se në qershor, Somalia me 197 kërkesa (minus 58)Afganistani 171 ose minus 56, Etiopia me 168 kërkesa ose 36 më shumë dhe Nigeria me 146 kërkesa ose 13 më tepër se në qershor.
SEM më tutje bën të ditur se gjatë korrikut ka bërë përpunimin e 2378 kërkesave të azilit në shkallën e parë, me ç`rast janë shqiptuar 632 vendime për mospranim mbi bazë të Marrëveshjes së Dublinit. Nga ana tjetër 406 veta kanë fituar aziliun dhe 456 të tjerë, pranimin e përkohshëm.
Gjatë korrikut të këtij viti 746 veta kanë lëshuar Zvicrën në mënyrë të kontrolluar. Zvicra u ka bërë kërkesë shteteve tjera për pranimin e 1070 kërkuesve të azilit në bazë të Marrëveshjes së Dublinit. Vetëm për 364 prej tyre ajo ka marrë përgjigje pozitive.
Në të njëjtën kohë Zvicrës i janë bërë kërkesa nga shtetet tjera për të pranuar 338 persona po mbi këtë bazë por ajo ka pranuar vetëm 35 veta.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













