Sport
Kosovari fiton medaljen e artë për Kroacinë
Josip Glasnoviq është me prejardhje nga Janjeva në Kosovë, qytezë ku tash e qindra vjet jeton pakica kroate
Kroacia ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” dhe atë falë një kosovar. Josip Glasnoviq është me prejardhje nga Janjeva në Kosovë, ku tash e qindra vjet jeton pakica kroate, shkruan albinfo.ch.
Glasnoviq ka fituar medaljen e arte në kategorinë e qitësve në cakun lëvizës, e njohur me termin “trap”. Në të njëjtën kategori Kroacia kishte fituar medaljen e artë edhe në Lojërat Olimpike në Londër para katër vitesh.
Mediat kroate, pothuajse të gjitha, kanë shkruar shumë për rëndësinë e medaljes së artë që për Kosovën e ka fituar Majlinda Kelmendi. Kanë lartësuar edhe aftësitë e saja sportive, edhe dashurinë që ka ajo për atdheun e saj për çka, siç shkruan për shembull ‘Jutarnjilist’, ka refuzuar edhe oferta shumë të majme për të garuar për ndonjë shtet tjetër, por ka pritur që medaljen ta fitoj për Kosovën e sajë.
Sikur për Majlindën mediat kroate tash shkruajnë edhe për heroin e ri të Kroacisë, Josip Glasnoviq. Edhe ai ka vuajtur shumë në jetë për të arritur këtë që ka bërë, dhe kjo falë po ashtu sakrificës së tij dhe të familjes së tij.
Kuriozitet është se ai është ende i papunë edhe pse në moshën 33 vjeçare. Pas medaljes së artë olimpike si dëshirën e tij më të madhe e ka shprehur që të gjej një punë, qoftë edhe si pastrues.
Në një reportazh të botuar nga e përditshmja Veçernjilist, gazetari i kësaj gazete në humor thotë se “sikur familja Glasnoviq të mos ishte larguar nga Kosova para sa vitesh Kosova tash do ti kishte dy medalje të arta”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











