Sport
Xhakës i realizohet ëndrra
“Një ëndërr e bërë realitet... Do të vazhdojmë të luftojmë”, ka shkruar ai në “Facebook”
Granit Xhaka shprehet i lumtur që debutoi në Premierligë me Arsenalin, edhe pse në takimin e parë pësoi 4:3 nga Liverpooli, shkruan albinfo.ch.
Xhaka u inkuadrua në minutën e 67-të duke zëvendësuar Elnenyn. Pas 20 minutash lojë ai u ndëshkua me karton të verdhë në debutim. Pas ndeshjes ai ka shkruar se “Topçinjtë” do të vazhdojnë të luftojnë akoma, ndërsa debutimin e ka quajtur ëndërr të realizuar.
“Një ëndërr e bërë realitet… Do të vazhdojmë të luftojmë”, ka shkruar ai në “Facebook”. Xhaka nuk kishte notë të mirë në këtë ndeshje, por ai u inkuadrua vonë, derisa tifozët ishin të habitur se pse nuk nisi ndeshjen nga fillimi.
Mesfushori shqiptar bëri katër ndërhyrje për 25 minuta, duke treguar shpirtin e tij luftarak. Ai u transferua për 45 milionë euro nga Borussia Moenchengladbach.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim












