Shkurt.ch
Edhepse autori i sulmit në tren ka vdekur, hetimet kundër tij vazhdojnë!
Kur një i akuzuar vdes gjatë kohës deri sa ndaj tij zhvillohet procedurë penale, një zhvillim i tillë zakonisht çon në ndërprerjen e procedurës së hetimeve. Por në këtë rast bëhet përjashtim
Rasti i sulmit që ndodhi të shtunën në një lokalitet të kantonit St.Gallen e i cili la pas vetes 2 të vdekur dhe 5 të plagosur, është një rast sui generis në Zvicër. Për këtë arsye edhe trajtimi që do t`i bëhet nga drejtësia, do të jetë i veçantë.
Kështu, dhe pse autori i sulmit ndërkohë ka vdekur, megjithatë hetimet ndaj tij do të bëhen edhe më tej nga prokuroria e rastit.
“Kur një i akuzuar vdes gjatë kohës deri sa ndaj tij zhvillohet procedurë penale, një zhvillim i tillë zakonisht çon në ndërprerjen e procedurës së hetimeve”. Kështu ka thënë për Agjencinë e Lajmeve SDA Roman Dobler, zëdhënës i prokurorisë së St. Gallenit, përcjell albinfo.ch. Por, ka sqaruar ai më tutje, në rastin e ri kjo gjë nuk luan fare rol gjegjësisht nuk ka fare ndikim.
Sipas gjendjes aktuale, pas kryerjes së aktit nuk do të duhej të zhvillohej procedurë gjyqësore pasi që autori i sulmit, dorai nuk mund të ballafaqohet me veprën e kryer, transmeton albinfo.ch. Por megjithatë do të praktikohet informimi i qytetarëve në lidhje me njohuritë rreth rastit, sapo të jenë përmbyllur hetimet, ka thënë Dobler.
Ndryshe, lajmet lidhur me rrethanat e sulmit vazhdojnë të vijnë shumë të kursyera. Mediat zvicerane njoftojnë se dorasi, me emrin e shifruar Simon, ka punuar në një lokalitet në Principatën e Lihtenshtajnit ndërsa paralelisht ka ndjekur edhe studimet në një shkollë të lartë në Buchs të Kantonit St. Gallen.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën











