Lajme
Hartmann: Del Ponte ka gabuar me librin
Hartman ka folur edhe për rikthimin e Ramush Haradinajt në Hagë, hetimet për krime lufte ndaj Fatmir Limajt dhe për “Shtëpinë e Verdhë
Ish- kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla Del Ponte ka gabuar me librin e saj ngase ka përzier gojëdhënat dhe faktet. Kështu ka deklaruar Florence Hartmann, ish-zëdhënëse e Tribunalit, për emisionin Rubikon të KTV-së.
Hartman, e cila në librin e saj kritikon Del Ponten për qasjen ndaj krimeve në ish Jugosllavi, thotë se “Nuk duhet të përzihen gojëdhënat dhe faktet, për të cilat keni të drejtë që t’i hapni hetimet apo të sillni përfundime dhe që prapë nuk mjafton të pohoni se dikush është përgjegjës apo jo”.
Hartman ka theksuar se është kritikuar për librin por ajo e ka thënë vetëm të vërtetën. “Unë, në fakt, isha e lumtur që të shkoja në gjyq për shpifje, sepse unë kam pasur mjete që ta mbroja veten time, duke kontribuuar në themelimin, nëse e kam thënë të vërtetën apo jo. Por, ata asnjëherë s’më sollën para gjyqit, asnjëherë nuk kërkuan që të ndryshoj diçka dhe nuk ishte Tribunali, por disa persona që thoshin se libri im s’është i mirë”.
Gjatë kësaj interviste Hartman ka folur edhe për rikthimin e Ramush Haradinajt në Hagë, hetimet për krime lufte ndaj Fatmir Limajt dhe për të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë”. Hartman ka thënë se në shtëpinë e verdhë nuk është gjetur asgjë nga komisioni i Tribunalit, por nuk do të thotë se aty vërtet nuk ka pasur asgjë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












