Sport
A “po i bashkohen” vërtet Kosovës yjet si Shaqiri e Xhaka?
Sipas një shkrimi të publikuar fillimisht nga kosovapress, nën shenjën "ekskluzive", del se Xhaka, Shaqiri, Tarashaj dhe Jonuzaj do t`i bashkohen Përfaqëseuses së Ksovës
“Pas Milot Rashicës, Alban Mehës, Herlolind Shalës, Sinan Bytyqit që tashmë kanë konfirmuar ardhjen e tyre në përfaqësuesen e Kosovës, tani radhën e kanë yjet e mëdhenj të Kosovës”. Kështu fillon shkrimi i kosovapress-it i proklamuar si “ekskluziv”. Yjet e Zvicrës Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Shani Tarashaj, e Adnan Januzaj i Sunderlandit duket se do te jenë futbollistët e radhës që do t’i thonë Po Kosovës”, vazhdin shkrimi, duke iu referuar një “burimi nga FFK që deshti të mbetet anonim”.
Sidoqoftë, këto deklarime nga burime anonime duhet marë me rezervë. Jo më larg se dje në mediat e Ksoovës u përhap lajmi se Behrami po i bashkohej Kosovës, me “95 për qind” siguri. Sot Behrami e ka përgënjeshtruar këtë lajm.
Një zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në kushte anonime i ka thënë KosovaPress-it së Shaqiri, Xhaka, Tarshaj e Januzaj do ta pranojnë ftesën e Kosovës.
Sipas këtij burimi, përzgjedhësi i përfaqësues sonë, Albert Bunajki fundjavën që lamë prapa, ka kontaktuar më futbollistët në fjalë. Ky burim beson se brenda pak ditësh këta lojtarë do të pranojnë ftesën e Kosovës.
“Në fundjavën që shkoi Bunjaki ka zhvilluar bisedime me lojtarët që luajnë në Angli, Xherdan Shaqirin (Stoke City), Granit Xhaka (Arsenal), Adnan Januzaj (Sunderland), por Bunjaki ka kontaktuar edhe Shani Tarashajn. Ekziston një optimizëm i madh së këta lojtarë do t’i përgjigjën pozitivisht ftesës së Kosovës”, ka thënë zyrtari i FFK për KosovaPress.
“FFK dhe përzgjedhësi Bunajki janë duke punuar intensivisht që t’i bindin këta lojtarë që të luajnë për Kosovën në prag të ndeshjes së parë kualifikuese që përfaqësuesja jonë e luan më 5 shtator kundër Finlandës”.
“Besoj se brenda pak ditësh yjet që ne i duam do të pranojnë ftesën e Kosovës. Koha është shumë e shkurtër para lojës së parë, dhe ne shpresojmë së shumë shpejtë do të vijnë lajme të mira nga Anglia”, ka theksuar zyrtari i FFK-së.
Ai është i bindur se Kosova më kohë do të jetë e gatshme për sfidat e Kupës së Botës, dhe sipas tij, Kosova do të ketë prezantim dinjitoz në arenën ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














