Sport
Kosovarja me flamurin kosovar në finale
“Këtë flamur do ta kem me vete sot në finalen e Olimpiadës. E dua Suedinë. E dua Kosovën. Të dy vendet i kam në zemër”, ka shkruar Asllani
Futbollistja Kosovare Asllani që mbron ngjyrat e Suedisë në futboll është në finale olimpike në futbollin e femrave kundër Gjermanisë. Ajo atje ka vendosur të shkojë me flamur të Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Këtë e ka bërë të ditur në rrjetin ‘Instagram’, ku ka publikuar fotografinë me këto fjalë. “Fillova të shkruaj një postim emocionues për Kosovën, familjen time dhe Suedinë, por në fund e fshiva dhe në vend të kësaj dua të shkruaj diçka shumë të qartë dhe të thjeshtë. Këtë flamur do ta kem me vete sot në finalen e Olimpiadës. E dua Suedinë. E dua Kosovën. Të dy vendet i kam në zemër”, ka shkruar Asllani.
Më 7 gusht, Majlinda Kelmendi kishte fituar medaljen e artë olimpike, derisa këtë rast e ka edhe Kosovarja, por për Përfaqësuesen e Suedisë. Më parë Fatmire Bajramaj ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike në Pekin më 2008, duke përfaqësuar Gjermaninë në futboll.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026











