Sport
Pushime falas për Majlinda Kelmendin
Galatasaray do ta shpërblejë jo vetëm Majlinda Kelmendin, por familjen e saj me një javë pushim në bregdetin e Antalyas
Majlinda Kelmendi jo vetëm që ka shtuar popullaritetin e saj në Kosovë dhe trojet shqiptare, por edhe shpërblimet. Të premten u shpërblye nga Ministria e Sportit të Kosovës me 100 mijë euro, por kanë ardhur edhe disa shpërblime tjera, shkruan albinfo.ch.
Klubi më i famshëm turk Galatasaray ka vendosur që të shpërblejë xhudisten pejane. Galatasaray do ta shpërblejë jo vetëm Majlinda Kelmendin, por familjen e saj me një javë pushim në bregdetin e Antalyas, shkruan faqja zyrtare e klubit nga Stambolli. Majlinda përfaqëson këtë skuadër në garat evropiane, madje i ka sjellur shumë suksese.
Por, edhe nënkryetari i Ulqinit gjatë ndarjes së shpërblimeve për Majlindën në Ministrinë e Sportit i ka premtuar dy javë pushime falas dhe i ka dhuruar edhe një pikturë. Gjithashtu Majlinda është e mirëpritur sipas tij gjithmonë në bregdetin shqiptar.
Majlinda Kelmendi ditë më parë fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026













