Bota
Refugjatët refuzojnë të punojnë: “Jemi mysafirë të Angela Merkelit”
Disa muaj më parë qeveria nisi një program për të siguruar punë për refugjatët në formë të shërbimit të komunitetit, me pagesa 1.10 euro për orë. Kur megjithatë një gjë e tillë ofrohet për refugjatët, ata refuzojnë dhe thonë se ata janë të ftuar dhe të ftuarit nuk duhet të punojnë
Refugjatët në Gjermani refuzojnë të punojnë me arsyetimin se ata janë “mysafirët e kancelares Angela Merkel”, shkruan gazeta britanike “Express”, duke cituar komentet e administratës lokale gjermane.
Kryetari i Waldenburg (Saksonisë), Bern Polers, tha se autoritetet lokale shpenzojnë pothuajse 700 euro për person për të mbajtur refugjatët.
Sipas ligjit gjerman, azilkërkuesit nuk kanë të drejtë të punojnë, por mund të bëjnë punë vullnetare. Disa muaj më parë qeveria nisi një program për të siguruar punë për refugjatët në formë të shërbimit të komunitetit, me pagesa 1.10 euro për orë.
Kur megjithatë një gjë e tillë ofrohet për refugjatët, ata refuzojnë dhe thonë se ata janë të ftuar dhe të ftuarit nuk duhet të punojnë.
Pavarësisht përpjekjeve për të bindur refugjatët, ata refuzojë të bëjnë çdo punë, shpjegon më shumë Polers.
Në qytetin e Zwickau (Saksonia) besojnë se refugjatët e punës do të integrohen më lehtë dhe do të pranohen në shoqëri. Për këtë arsye, administrata lokale ka ofruar një punë me një pagë minimale pak më shumë se 20 euro për 20 orë pune.
Vitin e kaluar, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ishte e bindur se Gjermania mund të përballen me valë refugjatësh.
Mbi 1.2 milionë refugjatë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe disa vende afrikane, arritën në vend.
Një vit më vonë Merkel ka thënë se qëndron prapa fjalëve dhe vendimeve politike.
“Unë kurrë nuk kam pretenduar se do të jetë e lehtë”, ka thënë Merkel.
Gjermanët ende nuk janë bindur se vendi i tyre “mund të përballet me një valë të refugjatëve”, tregojnë sondazhet.
Dhe akuzat kundër Merkelit tashmë janë më të qarta.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












