Sport
Shqipëria nuk po punon kundër Kosovës
Nga Kombëtarja shqiptare drejt Kosovës janë larguar Milot Rashica, Herolind Shala dhe Alban Meha, derisa Sinan Bytyqi la Austrinë për Kosovën
Paolo Tramezzani, krahu i djathtë i Gianni De Biasit, por ndërkohë edhe drejtor sportiv i Kombëtares shqiptare është i bindur se nuk do të ketë më asnjë largim nga Shqipëria drejt Kosovës. Ai respekton zgjedhjen e Milot Rashicës me shokë, ndërkohë kërkon që zyrtarët e federatës së Kosovës të mos shohin armiq te homologët e tyre në Shqipëri, shkruan albinfo.ch.
“Nuk kemi punuar asnjëherë kundër Kosovës apo ndonjë vendi tjetër. Kemi qenë shumë korrektë në këtë pikë”, thotë Tramezzani për mediat shqiptare. Ai zbulon gjithashtu edhe strategjinë e re për të gjitha ekipet përfaqësuese, teksa pohon se sistemi i lojës do të jetë sipas ekipit të parë dhe se mbrojtja do të jetë me katër futbollistë në të gjitha ekipet kuqezi.
Në fund, ai nuk e fsheh ëndrrën për t’u kualifikuar në Botëror, por thotë se skuadra jonë duhet të jetë e përulur, ashtu si në eliminatoret e Evropianit.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026











