Lajme
Ekspozitë pikturash për Nënën Terezë
Një ekspozitë me piktura të Nënës Terezë është hapur të premten në Katedralen që mban emrin e saj në Prishtinë, në kuadër të shënimit të Shenjtërimit të saj, që do të bëhet më 4 shtator në Vatikan. Rreth 20 punime nga dhjetë artistë lokalë do të jenë të ekspozuara për tri ditë me radhë në këtë Katedrale
Marian Nikolla, nga grupi ‘Infinity Art’, që merret me organizimin e ekspozitave të ndryshme, thotë se kjo është ekspozita e 6-të që organizohet në Prishtinë, me piktura të Nënës Terezë. Kësaj radhe, thotë ai, kjo ekspozitë po organizohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ngjarjes së Shenjtërimit të Nënës Terezë. Të gjitha pikturat janë punuar posaçërisht për këtë ekspozitë, shkruan “Evropa e Lirë”.
“Janë punuar me një kualitet të lartë, artistët kanë pasur kohë rreth një muaj ditë për t’u përgatitur për këtë ekspozitë, pikërisht që këtë ditë ta kremtojmë me ngjyra dhe me dashuri të plotë për Nënën Terezë dhe për këtë kemi organizuar një ekspozitë kushtuar kësaj dite”, thotë Nikolla.
Marigona Toma, një artiste shqiptare që jeton në Zvicër, po prezanton në këtë ekspozitë 5 punime të saj, që kanë motiv Anjezë Gonxhe Bojaxhiun, të njohur në mbarë botën si Nëna Terezë.
“Si fëmijë e vogël nuk e di se çka më ka tërhequr më shumë që ta pikturoj Nënën Terezë. Ndoshta ajo mirësia e saj, videot e saj që i kam parë me plotë mëshirë…kjo më ka shtyrë gjithmonë që unë ta pikturoj Nënën Terezë…dhe këto janë ndër portretet që i preferoj më së shumti. Mund të them që deri më sot kam pikturuar mbi 30 piktura të Nënës Terezë”, thotë Marigona Toma, përcjell albinfo.ch.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, tha se Nëna Terezë duhet të jetë frymëzim për të gjithë, pasi ajo mundohej t’i mësonte njerëzit të jetojnë në paqe.
Në hapje të ekspozitës mori pjesë edhe Don Lush Gjergji, Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, i cili njihet si një ndër biografët më të shquar të Nënës Terezë. Ai flet për rëndësinë e shpalljes së Nënës Terezë shenjtore.
“Shenjtërimi është niveli më i lartë në Kishën Katolike, d.m.th, kur dikush është i dalluar në tri virtytet themelore: fe, shpresë dhe dashuri, dhe kur dikush e ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm njeriut dhe njerëzimit, prandaj vihet si model i jetës, veprës dhe i frymëzimit”, shpjegon Don Lush Gjergji.
Më herët këtë vit Papa Françesku bëri të ditur se Nëna Terezë do të shpallet shenjtore më 4 shtator të këtij viti. Nëna Terezë, e cila u lind në vitin 1910 në Shkup, nga prindër shqiptarë, me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ishte murgeshë katolike dhe misionare, e cila pjesën më të madhe të jetës së saj e kaloi në Kalkutë të Indisë, ku themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur ‘Misionaret e Bamirësisë’. Fituesja e çmimit Nobel për P aqe ndërroi jetë në vitin 1997, në Kalkutë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?










