Fotolajmi
Bie popullariteti i Angela Merkelit në Gjermani
Popullariteti i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka rënë në Gjermani, tregon një sondazh i opinionit publik dhe 50 për qind e votuesve gjermanë janë kundër Merkelit për të marrë një mandat të katërt pas zgjedhjeve të ardhshme federale në vitin 2017, përcjell albinfo.ch.
Një seri sulmesh të dhunshme në korrik kanë tërhequr vëmendjen dhe ajo ka marrë kritika nga publiku për politikën e dyerve të hapura që lejoi në Gjermani për vetëm një vit të hyjnë më shumë se milion emigrantë nga Lindja e Mesme, Afrika veriore dhe pjesa tjetër e botës.
Gjysma e 501 të anketuarve në një sondazh nga gazeta “Bild am Sonntag” janë deklaruar kundër mandatit të saj të katërt, ndërsa 42 për qind duan të mbetet kancelare federale edhe në zgjedhjet që do të mbahen pas 2017.
Merkel ende refuzon të deklarojë planet e saj për të ardhmen. Merkel ka shtyrë njoftimin se ishte planifikuar fillimisht për në fillim të vitit 2016, për shkak të krizës së refugjatëve dhe tensioneve me CSU. Ajoi tha në një konferencë shtypi në korrik se “me kohë” do të njoftojë për vendimin e saj.
Gazeta “Der Spiegel”, duke cituar një burim nga Bashkimi Kristian Demokrat (CDU), njoftoi se kancelarja Angela Merkel ka anuluar për herë të dytë deklarimin e saj nëse do të kandidojë për një mandat tjetër në fillim të vitit të ardhshëm 2017.
Nëse vazhdon me një mandat tjetër, mund të kalojë rekordin e mëparshëm që kishte shënuar Helumt Cole, i cili e mbajti këtë post për 16 vjet.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina










