Feja

300 shqiptarë katolikë nga Zvicra marrin pjesë në shenjtërimin e Nënës Terezë

Misioni i tyre do të jetë të marrin pjesë në shenjtërimin e Nënës Terezë, e më pas të marrin pjesë në koncertin e organizuar në bazilikën e “San Paolo Fuori le Mura”

Tre misionet katolike shqiptare në Zvicër kanë organizuar një udhëtim në Romë për shenjtërimin e Nënës Terezë në Romë më 4 shtator. Ata gjithashtu më 24-25 shtator në Aarau do të mbajnë një simpozium të përbashkët për shenjtoren e re. Nëna Terezë kishte rrënjë shqiptare, shkruan kath.ch.

Të paktën 300 shqiptarë katolikë do të udhëtojnë në shenjtërimin e Nënës Terezë në Romë. Rreth 120 prej tyre nga Zvicra Qendrore, 100 nga Zvicra Lindore dhe 70 nga Zvicra Veriperëndimore. Tre misionet katolike shqiptare bazat i kanë në Lucern, Sirnach TG dhe Aarau. Numri nuk është i saktë, pasi që rreth 100 tjerë kanë vendosur që në mënyrë vetanake të shkojnë në Romë.

Misioni i tyre do të jetë të marrin pjesë në shenjtërimin e Nënës Terezë, e më pas të marrin pjesë në koncertin e organizuar në bazilikën e “San Paolo Fuori le Mura”, përcjell albinfo.ch.

Në shenjtërimin e saj do të marrin pjesë edhe ipeshkvët shqiptarë dhe kosovarë, por do të marrin pjesë edhe Inva Mula, Rita Ora, violinisti Shkëlzen Doli.

Për qëndrimin në Romë, misionet organizohen misionet veç e veç. Për të gjetur një vend për pjesëtarët e të gjitha misioneve, do të jetë pothuajse e pamundur për shkak të numrit të madh.

Misionet shqiptare janë shpesh së bashku në pelegrinazhe. Misioni katolik i shqiptarëve në Zvicër e çmon shumë shenjtërimin e bashkëkombëses së tyre. Madje, shumë organizime për të janë bërë deri më tani.

Nuk është harruar as përvjetori i vdekjes së saj dhe si zakonisht janë mbajtur mesha në Kishën Katolike. Ipeshkvia e Kosovës më 5 shtator ka ftuar çdo politikanë të lartë dhe udhëheqësit fetarë për një shërbim përkujtimor.

Në këtë vit të veçantë të shenjtërimin e saj, të tre misionet shqiptare-folëse më 24 dhe 25 shtator në Aarau do të organizojnë një simpozium të përbashkët në gjuhën shqipe për nder të shenjtores së re. Ajo zhvillohet të shtunën pasdite me prezantime nga profesorët me origjinë shqiptare. Të dielën në Aarau dhe Bernë do të organizohet edhe një lutje e përbashkët për nder të Nënës Terezë.

Nënë Tereza apo Gonxhe Bojaxhiu ka lindur në Shkup. Prindërit e saj ishin nga Kosova dhe ishin vendosur në Shkup.