Shkurt.ch
Ka humbur jetën piloti ushtarak, gjendet kufoma e 27 vjeçarit
Sot trupat e angazhuara për kërkimin e tij, e kanë gjetur dhe identifikuar atë. Siç thonë në Departamentit Federal të Mbrojtjes, kufoma e gjetur i takon pa dyshim pilotit
Piloti që drejtonte aeroplanin ushtarak F/A-18, të rrëzuar të hënën në Sustenpass, Alpet e Zvicrës, ka humbur jetën. Aeroplani i rrëzuar është gjetur një ditë pas shpalljes të zhdukur të tij ndërsa piloti ende mungonte, gjegjësisht nuk dihej për fatin e tij. Por ndërkohë, sot trupat e angazhuara për kërkimin e tij, e kanë gjetur dhe identifikuar atë, shkruan sda.ch. Siç thonë në Departamentit Federal të Mbrojtjes, kufoma e gjetur i takon pa dyshim pilotit fatkeq.
Bëhet fjalë për një pilot ushtarak profesionist 27 vjeçar të Mbrojtjes Ajrore të Forcave të Armatosura të Zvicrës.
Terreni në të cilin ka ndodhur fatkeqësia, është shumë i rrëpinjtë dhe i vështirë për të kaluar, për shkak të lartësisë, izolimit dhe akullit.
Pas nxjerrjes së pilotit nga vendi i aksidentit, gjatë ditëve të ardhshme pritet të nxirren edhe mbetjet nga aeroplani i rrëzuar në një zonë alpine me lartësi të madhe mbidetare, transmeton albinfo.ch. Deri në atë moment, vendi i fatkeqësisë do të mbahet i bllokuar ndërsa mbi atë zonë do të ketë ndalim të fluturimeve.
Njëkohësisht, autoritetet ndjekëse të Ushtrisë janë duke i zhvilluar hetimet mbi shkakun e rrëzimit të avionit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













