Bota
Gjermani: 18.5 miliardë euro suficit
Ky vend në gjysmën e parë të këtij viti ka arritur një suficit buxhetor për më shumë se 18.5 miliardë euro, ose 1.2 për qind të PBB-së të Gjermanisë.
Konjuktura e qëndrueshme, gjendja e mirë e tregut të punës si dhe reduktimet në shpenzimet e interesit kanë ndikuar në shtetin gjerman për të tretin vit radhazi për të realizuar një suficit buxhetor. Federata, provincat dhe komunat, si dhe sigurimet shoqërore, në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë regjistruar suficitin historikisht më të lartë që prej bashkimit të vendit. Ajo ishte 18.7 miliardë, e cila është 1.2 për qind e produktit të brendshëm bruto (PBB).
Sipas vlerësimit të Zyrës Federale të Statistikave, „buxheti” ka përfituar nga zhvillimi i favorshëm i tregut të punës dhe zhvillimit të mirë ekonomik.”GDP në tremujorin e dytë të vitit 2016 u rrit 0.4 për qind, kryesisht për shkak të konsumit dhe eksporteve. Në fillim të këtij viti ka pasur një rritje prej 0.7 për qind.
Banka e Gjermanisë konsideron se pavarësisht nga pasiguria e shkaktuar nga referendumi në Britani për të dalë jashtë BE-së, dhe në tremujorin e verës mund të konsiderohet si një rritje e ndjeshme e PBB-së.
Ekonomistët kanë rekomanduar që shteti të investojë më shumë.
“Teprica e konsiderueshme në buxhetin e shtetit lë hapësirë për rritjen e investimeve të qeverisë, për shembull”, thotë ekonomisti kryesor në Nordea Bank, Holger Sante.
Një rritje e madhe në shpenzime është regjistruar në aspektin e shpenzimeve për azilkërkuesit dhe personat që kanë nevojë për mbrojtje.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina













