Lajme
„Swiss“ heq fluturimet direkte Gjenevë-Shkup
Shkupi do të mbetet pa një lidhje direkte ajrore me Gjenevën në fund të tetorit. Kompania ajrore zvicerane “Swiss” ka vendosur në fund sezonit të verës të heqë linjën e futur në maj 2015.
Vendimi për të hequr linjën është konfirmuar nga “Swiss”, në një deklaratë të cilën e transmetojnë mediat në Shkup. Kompania shpjegon se ka marrë një vendim të tillë për shkak se ata janë duke u përpjekur për të sjellë profit në Gjenevë dhe se kjo linjë e provuar ka dalë të jetë humbje.
Me heqjen e fluturimit Shkup- Gjenevë, udhëtarët nga Maqedonia që duan të fluturojnë në Zvicër do të kenë fluturime direkte në dispozicion për në Bazel dhe Zurich, linja që i shërbejnë me kosto të ulët ajrore “Wizz Air”. Në të njëjtën kohë, “Edelweiss Air” do të vazhdojë të organizojë fluturime nga Zürich për në Shkup.
Fluturimi i fundit nga Shkupi në Gjenevë është planifikuar për 29 tetor. Pas kësaj, Beogradi dhe Prishtina do të mbeten gjatë vitit vetëm dy qytete me të cilat “Swiss” do të mbajë fluturimet e rregullta me Zvicrën, pasi kompania njoftoi se do të heqë edhe fluturimet për në Lubjanë, Sarajevë dhe Zagreb.
Që nga viti i kaluar “Suisse” fluturonte dy herë në javë nga Shkupi për në Gjenevë. Në fillimin e saj, linja ajrore përkatëse dhe aeroporti tha se në radhë të parë do të jenë të dizajnuara për diasporën e Maqedonisë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













