Integrimi
Gjykata vendos për dëbimin e kosovares: Ka dëmtuar shtetin me 230 mijë franga
Gjykata: "Lidhur me personat të cilët në mënyrë të shumëfishtë, madje edhe të rregullt kanë bërë delikte, bazuar në paskrupullsinë e tyre ekziston një interes i konsiderueshëm policor juridik për dëbimin e tyre nga Zvicra”
Një grua nga Kosova, me vendbanim në Thun (Kantoni Bernë) duhet të lëshojë Zvicrën pasi që ka përfituar pa të drejtë mbi 230 mijë franga nga ndihma sociale. Ajo akuzohet për mashtrim të sistemit social të Zvicrës dhe dënimin ia ka konfirmuar edhe Gjykata Administrative e Kantonit, shkruan Thuner Tagblatt.
Fjalët e Gjykatës Administrative të Kantonit të Bernës të shqiptuara të premten në gjykimin e ksoovares kanë qenë të qarta, transmeton albinfo.ch: “Shikuar nga e drejta e të huajve, veprimi skajshmërisht i paskrupullt kundrejt vendit mikpritës fiton më shumë në peshë. Lidhur me personat të cilët në mënyrë të shumëfishtë, madje edhe të rregullt kanë bërë delikte, bazuar në paskrupullsinë e tyre ekziston një interes i konsiderueshëm policor juridik për dëbimin e tyre nga Zvicra”.
Për më tepër, te ky rast nuk mund të përjashtohet as mundësia e përsëritjes (recidivitetit), që nisur nga pesha e madhe e deliktit të kryer, nuk bën të injorohet. Ajo, përkundër kohës së gjatë të kaluar në Zvicër, nuk është integruar. Për këtë arsye, edhe kthimi i saj në Kosovë është realist dhe i pranueshëm. Kjo aq më tepër për faktin se fëmijët e saj tashmë janë të rritur dhe kontaktet me ta mund t`i mbajë edhe nga Kosova.
Gruaja në fjalë kishte ardhur së bashku me fëmijët e saj nga Kosova në vitin 1997, për t`iu bashkuar të shoqit i cili qëndronte këtu nga viti 1993. Të dy e kanë pasur lejen e qëndrimit të përhershëm (Viza C) në Zvicër.
Pasi që burri, në vitin 2010 për shkak të veprës penale mashtrim i shumëfishtë dhe falsifikim dokumentesh ishte dënuar me heqje lirie, çifti ishte ndodhur sërish para gjyqit regjional të Thunit, në vitin 2013, përcjell albinfo.ch. Gjykata në fjalë i kishte shpallur fajtorë për mashtrim në “formë industriale” të sigurimit social dhe tentim mashtrimi edhe të sigurimit invalidor për çka i dënoi të dy me burg.
Mbi 230 mijë franga i kanë marrë me mashtrim nga komuna e tyre e banimit, Thuni. Ndërsa shuma që do ta fitonin pa të drejtë nga Sigurimi invalidor po të mos zbuloheshin, ishte rreth 650 mijë franga. Sipas gjykatës së përmendur, çifti, nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka bërë një “Inskenim të vërtetë dhe ka ngritur një godinë rrenash”.
Ata, me përfshirjen e vajzës më të madhe kanë deklaruar para shërbimit social se bashkëshorti pas një aksidenti pune dhe një sulmi në tru kishte “ishte paralizuar, ishte bërë tërësisht apatik, i papërgjegjshëm dhe nuk mund të fliste”. Por ky inskenim ishte zbuluar pasi që zyra e sigurimit të invaliditetit e kishte përcjellë atë dhe zbuluar se ishte plotësisht i aftë për pune.
Pas dënimit me burg, edhe autoritetet komunale ua hoqën të drejtën e përhershme të qëndrimit (vizën C). Pa sukses kishte rezultuar ankesa që ata kishin bërë në drejtorinë policore dhe ushtarake të qytetit, përcjell albinfo.ch. Edhe ajo kishte konstatuar se bëhej fjalë për një borxh të lartë ndaj shtetit dhe delikt të rëndë, duke vënë edhe afatin për dëbim të tyre.
Burri e kishte pranuar dënimin ndërsa gruaja kishte bërë ankesë në Gjykatën Administrative të Kantonit, e cila. Siç u tha tashmë, e ka hedhur poshtë ankesën. Kosovarja ka edhe një muaj afat për të bërë ankesë në Gjykatën Federale.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?












