Opinione
Si i kalova dy orë pushimi në Kosovë
Sakaq aty pari vjen një grua "e mbuluar " me një shami të zezë "të modës" që mezi ia shihja fytyrën. Në njërën dorë mbante një fëmijë të vogël dhe tjetrën e shtrinte për lëmoshë nga një tavolinë në tjetrën
Përderisa pinim kafen e pasdites në njërën nga 33 qendrat komerciale të Viva fresh-it në Kosovë, “para hundëve” parkon veturën e tij X5 një shofer i ri me targa që nuk ishin të vendit. Zbret me elegance nga vetura dhe sikur dëshiron të tërheq vëmendjen e të tjerëve, pas dy tre hapave që bën në drejtim të tarracës së restorantit, kthen kokën disa sekonda prapa dhe zgjatë krahun në drejtim të veturës duke shtypur në pullën e telekomandës elektronike dhe me një ” bip-bip” shoferi i ri sigurohet se ka mbyllur dyert e X5-it të tij së cilës i jep një ” shikim ledhatues”!
-Kur bre do t’i thoni stop këtyre “arritjeve” tuaja në perëndim, më pyet njëri nga bashkëbiseduesit e mi. Neve na intereson të na prezantoni diçka tjetër e jo vetura, hekura. Na keni lodhur me këtë `krenarinë` e juaj”. – Çka tjetër, pyet bashkëbiseduesi i dytë. Nuk kanë kohë të na flasin për opera, teatro, muze … ” hyjnë në gjynah” me ne, shton duke qeshur me cinizëm i dyti.
Sakaq aty pari vjen një grua “e mbuluar ” me një shami të zezë “të modës” që mezi ia shihja fytyrën. Në njërën dorë mbante një fëmijë të vogël dhe tjetrën e shtrinte për lëmoshë nga një tavolinë në tjetrën. – Ec, ec, s`kemi, thanë gati njëzëri bashkëbiseduesit e mi.
“Për Zotin m’jepni ca para, kam burrin e hendikapuar në shtëpi, s’kemi buk, asgjë s`kemi…”! Pa stigmatizuar lypsen iu drejtova me zë të ulët bashkëbiseduesve të mi: është e jona kjo, shqiptare? Dikur vetëm romët i kishim lypsa! Nxora nga çanta një monedhë dhe ia lëshova mbi shuplakë. “Eh ky Zoti yt që të paska mbuluar trupin, s’qenka bash i mirë. Nuk po të ndihmon shamija, jo?” i thash duke e shikuar në sytë e kaltër që i “shkëlqenin”.
– Uh, kemi plot të tilla më thotë bashkëbiseduesi i dytë. Romë ka më pak kurse shumica e shqiptareve vijnë nga Shqipëria por ka edhe të Kosovës, po, po, ka. “Të lodhin tërë ditën”! Sikur mbeta e shtangur nga keqardhja. Për ta prishur qetësinë time “të vrenjtur” bashkëbiseduesi i parë, pasi thithë një tym cigareje, më drejtohet si për t’u ngushëlluar: “Uh, po mos t’ ishit ju të mërgatës, nuk do të dilej prej lypsave këndej, do t’i ngjanim Afrikës. S`po e sheh ç’shtet kemi këtu? Asgjë nuk funksionon si duhet. Një gjeneratë të shkollimit na e ka humb Milloshi e një gjeneratë po na e humb kaosi i krijuar nga Thaçi me kompani! -Për shtet po flet?, ndërhyn bashkëbiseduesi i dytë. U kënaqëm me pemë e perime t’Greqisë sivjet, kurse, këto tonat po i mbledhim me u kalbë. Ka marrë verë e mirë sivjet.
Pasi i ka shëtitur qosh më qosh Gjilanin dhe Prishtinën një mik imi dje, i kishte shitur më në fund pesëqind kilogram kumbulla bio nga 10cent në Graçanicë për raki. Shteti…? Tregu i shtetit tonë kështu i mbron ata që e punojnë tokën në Kosovë. Ne jemi bashkëfajtorë, shtova, unë, ti, ai, ajo dhe bëra shenjë se më duhet të shkoj. U ngritëm nga tavolina në të cilën erdhën e zunë vend një grup të rinjsh me veshje evropiane, lëkurën çokollatë nga banjat në diell, të buzëqeshur e përplot ëndrra rinore.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit Vala e zgjatur e të nxehtit ka shkaktuar rritje të jashtëzakonshme të kërkesës për kondicionerë në... -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit














