Lajme
Në nivel vendi, prin PS-ja – I paqartë rezultati në Tiranë
Në Tiranë, exit-poli i institutit prishtinas “Gani Bobi” nxjerr fitues Bashën, ndërsa exit-poli i PS-së thotë se fitues është Rama
Pas mesnate në Shqipëri ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet lokale që janë mbajtur të dielën. Në disa zona numërimi ka nisur me vonesë për shkak të problemeve. Kutitë e para të numërura për disa prej rretheve i japin përparësi të lehtë Partisë Socialiste të Edi Ramës.
Fier – Zeqaj (PS) 57 % – Bele (PD) 42.8 % (5 nga 83 kuti)
Berat – Decolli (PD) 51.7 %, Nasufi (PS) 48.2 % (4 nga 74 kuti)
Elbasan – Sejdini (PS) 55.5 % – Hushi (PD) 44.4 % (5 nga 96 kuti)
Lezhë –Tushaj (PD) 53.0 % Jaku (PS) 46.9 % – (6 nga 24 kuti)
Vlorë – Gjika (PS) 54.0 % – Kollozi (PD) 46.0 % (1 nga 86 kuti).
Sipas rezultateve të para të KQZ-së, PS është në epërsi fillestare edhe në Sarandë dhe Delvinë.
Ndërkaq, lidhur me rezultatet në Tiranë, në garën në mes të Edi Ramës, krybashkiakut aktual nga PS-ja dhe Lulzim Bashës, sfiduesit të tij nga PD-ja, qëndrimet janë të kundërta. Kështu, ndërsa exit-poli i institutit prishtinas “Gani Bobi” nxjerr fitues Bashën, exit-poli i PS-së thotë se fitues është Rama.
E-Diaspora
-
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip Diaspora shqiptare po i ndjek me shqetësim zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa studentët kërkojnë zbatim... -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës Zyra e prokurorit publik në Gjenevë ka planifikuar një operacion në shkallë të gjerë gjatë samitit... -
Si e vendos inteligjenca artificiale të ardhmen e ekonomisë zvicerane? -
Një flotilje e re për Gazën u kap nga Izraeli pranë Qipros, katër zviceranë të arrestuar -
Çfarë rrezikohet në referendumet kantonale zvicerane në qershor? -
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate













