Të tjera
Rexha impresionohet nga publiku shqiptar
“Mirëmbra shqipe, jam në shtëpi. Ju dua shumë, faleminderit shumë. Unë jam shqiptare se unë jam dibrane dhe s’e di si i thoni në gjuhën letrare”, tha ajo para fansave
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka impresionuar në koncertin e saj në Tiranë, me ç’rast janë mbledhur mijëra fansa të saj. Ajo është emocionuar shumë nga përkrahja që ka marr në karrierë nga fansat shqiptarë, përderisa e përlotur ka falënderuar ata për përkrahjen.
Ajo iu drejtua fansave në gjuhën shqipe. “Mirëmbra shqipe, jam në shtëpi. Ju dua shumë, faleminderit shumë. Unë jam shqiptare se unë jam dibrane dhe s’e di si i thoni në gjuhën letrare”, tha ajo.
Ajo më pas ka interpretuar një nga hitet e saj më të mëdhenj “Me, Myself & I”, për të cilën tregon në gjuhën shqipe se e ka shkruar me kitarë.
Bebe Rexha performoi “Take me home” e veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi, ndërsa nuk harroi të përshëndeste fansat në gjuhën shqipe.
Këngëtarja 26-vjeçare me origjinë shqiptare është pritur nga qindra fansa, të cilët kënduan bashkë me të hitet e saj më të njohura.
“Fansat e mi më të mëdhenj në Facebook, Instagram, Snapchat, gjithkund janë gjithmonë shqiptarët, prandaj dua t’iu them faleminderit”, ka thënë ajo para publikut në Tiranë, të cilët kanë brohoritur pas këtyre fjalëve të saj.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau Aargau: Skuteri përplas fëmijën 5-vjeçar... -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit












