Shkurt.ch
Iniciativë për ndalimin e kebabit!
Kjo lloj buke e mbushur me mish “shkatërron kulturën zvicerane të të ushqyerit”, ka arsyetuar iniciativën e tij Daniel Graf duke bërë një aluzion dhe lojë fjalësh me iniciativën për ndalimin e burkave
Një autor i njohur zviceran i reklamave (ekspert i PR) ka dalë me një iniciativë interesante: ndalimin e kebabit (döner kebab). Pasi që kjo lloj buke e mbushur me mish “shkatërron kulturën zvicerane të të ushqyerit”, ka arsyetuar iniciativën e tij Daniel Graf duke bërë një aluzion dhe lojë fjalësh me iniciativën për ndalimin e burkave që është tash aktual në Zvicër.
Graf me këtë “iniciativë” satirike në fakt i kundërvihet SVP-së në debatin e saj lidhur me mbulesën islamike për gratë. Ai thotë se për këtë iniciativë është bindur pasi që SVP edhe një herë ia doli ta dominojë në atë mënyrë temën e debatit sa që vetëm argumentet e saj pinë ujë.
“Kundër një fantomi sikur është burka, ne nuk kemi asnjë shans”, sqaron ai. Cilido që dëshiron të shprehet rreth burkave, duhet patjetër të thotë edhe diçka për terrorizmin. Ndërsa Graf synon që debatin ta nxjerrë nga qorrsokaku me një ide që më shumë të kujton satirën: Në vend se për ndalimin e burkës, duhet debatuar për ndalimin e kebapit.
I njohur si autor fushatash propagandistike, Graf duket ta ketë menduar seriozisht këtë punë. Ai tashmë ka përpiluar edhe tekstin e iniciativës në të cilin ka futur edhe ndryshimin që duhet të pësojnë enent përkate¨se të kushtetutës, pas votimit të iniciativës.
Se bëhet fjalë për një iniciativë të natyrës satirike mund të shihet edhe në pjesën e tekstit në vazhdim.
“Kushtetuta Federale duhet të ndryshojë si vijon:
Neni 10a Ndalimi bukëve të mbushura me mish;
1.Askush nuk guxon t`i konsumojë bukët e mbushura me mish në ambientin publik dhe në vendet që kanë qasje publike apo ato në të cilat ofrohen shërbime nga cilido…”
Graf thotë se do të startojë me iniciativën posa t`i mbledhë 50 mijë nënshkrime.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën












