Shkurt.ch
Philippe Rebord është shefi i ri i Ushtrisë së Zvicrës
Qeveria e kishte emëruar që në muajin prill të këtij viti oficerin Rebord për zëvendës të Blattmanit, duke e bërë kështu favoritin kryesor për postin më të lartë në Ushtrinë e Zvicrës
Shefi i ri (komandanti) i Forcave të Armatosura të Zvicrës quhet Philippe Rebord. Oficeri 59 vjeçar nga kantoni Valis, nga një janari 2017 do të zërë vendin e komandantit aktual Andre Blattmann, ka vendosur sot Këshilli Federal i Zvicrës.
Qeveria e kishte emëruar që në muajin prill të këtij viti oficerin Rebord për zëvendës të Blattmanit, duke e bërë kështu favoritin kryesor për postin më të lartë në Ushtrinë e Zvicrës. Por në garë me të ka qenë edhe komandanti i armatës, Daniel Baumgartner.
Rebord ka studiuar në Universitetin e Lozanës për histori, gjeografi dhe gjuhë frënge. Në vitin 1985 ai është inkuadruar në trupat e instruktorëve të këmbësorisë së armatës, shkuan sda.ch. Pas një qëndrimi studimor në Collège interarmées de défense, në Paris, ai u emërua shef shtabi i shkollave të shtatmadhorisë dhe në vitin 2000 u bë komandant i Shkollës tenkiste në Chamblon (Vaud).
Në vitin 2001 ai u emërua në postin e udhëheqësit të projektit “Rekrutimi, armata XXl”. Nga viti 2004 deri në vitin 2008 Rebord ka ushtruar detyrën e komandantit për rekrutim në personelin e Armatës, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në vitin 2009, Qeveria Federale e ka emëruar komandant të Brigadës së Dytë të Këmbësorisë duke e graduar në brigadier (gjeneral).
Blattman e kishte paralajmëruar dorëheqjen e tij në marsin që shkoi.
Për të udhëhequr procesin e reformimit në armatë, ministri i mbrojtjes, Parmelin ishte në kërkim të një komandanti të ri të Forcave të Armatosura.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën











