Lajme
Hoxhaj merr premtim nga Kurz se vizave po u shihet fundi
Në turneun evropian të ditëve të fundit për të lobuar për heqjen e vizave, Hoxhaj ka ndarë me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, shqetësimin dhe njëherësh përkrahjen e palës austriake për ta përfunduar këtë proces sa më parë.
Kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, u prit sot nga homologu i tij austriak, Sebastian Kurz, njofton Klan Kosova.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në vizitën zyrtare që është duke zhvilluar në Austri, gjatë ditës së sotme ka takuar homologun e tij austriak, Sebastian Kurz, ku temë e bisedës ka qenë procesi i liberalizimit të vizave.
Në turneun evropian të ditëve të fundit për të lobuar për heqjen e vizave, Hoxhaj ka ndarë me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, shqetësimin dhe njëherësh përkrahjen e palës austriake për ta përfunduar këtë proces sa më parë.
Temë diskutimi, ka qenë edhe raporti bilateral e veçmas bashkëpunimi më i mirë ekonomik.
“Sot kam takuar ministrin e punë të jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, me të cilin kemi biseduar për tri çështje të rëndësishme. Së pari, se si Austria nga një partner i rëndësishëm politik të shndërrohet në një partner më të rëndësishëm ekonomik, meqë investimet e huaja direkt për Kosovën janë të rëndësishme për krijimin e vendeve të reja të punës. Së dyti, Austria ta mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave gjë që kemi marrë mbështetje të plotë nga pala austriake, dhe së fundi sa i takon anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare ku besoj që në një të ardhme të afërt do të kemi lajme pozitive për Kosovën” ka thënë Hoxhaj.
Nga ana e tij, kryediplomati austriak, Kurz ka thënë se Austria është një mbështetëse e madhe e Kosovës.
“Falënderoj ministrin Hoxhaj për vizitën e tij. Austria dhe Kosova kanë lidhje të fuqishme historike. Kjo shprehet edhe nëpërmjet lidhjeve tona shoqërore që ne kemi. Shpresoj që në të ardhmen shkëmbimi politik dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë të zgjerohet edhe më tutje” ka thënë Kurz.
Në ndërkohë, Hoxhaj ka takuar edhe Shoqatën e Miqësisë Kosovë-Austri, dhe ambasadorët e Australisë dhe Estonisë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













