Bota
Merkel: BE-ja është në krizë
Në samitin e BE-së po diskutohet nevoja e rivendosjes së besimit të votuesve për BE-në pas vendimit të britanikëve që të lënë bllokun
Kancelarja gjermane Angela Merkel dje në samitin e BE-së në Bratislavë, tha se Bashkimi Evropian është në “gjendje kritike”.
„Ne kemi nevojë për zgjidhje për BE-në, dhe ne jemi në një gjendje kritike. Jo të gjitha problemet mund të zgjidhen me një takim të vetëm, kështu që puna që mund ta bëhet më së miri tash është të rregullohet siguria, në luftën kundër terrorizmit dhe në sektorin e mbrojtjes“, tha Merkel.
Në samitin e BE-së në kryeqytetin e Sllovakisë po diskutohet nevoja e rivendosjes së besimit të votuesve për Bashkimin Evropian pas vendimit të britanikëve që të lënë bllokun.
Ky është samiti i parë pa pjesëmarrjen e Britanisë së Madhe pas marrjes së vendimit për Brexit.
Sipas kancelares gjermane, udhëheqësit e bllokut duhet të tregojnë se ata mund të promovojnë sigurinë e përbashkët, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të ekonomisë.
Tema kryesore e Samitit, megjithatë janë emigrantët dhe refugjatët, në lidhje me çfarë dallimet janë më të mëdha. Qeveritë populiste në Evropën Qendrore kanë kundërshtuar rialokimin e kuotave të refugjatëve.
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Zhan Aselborn pak ditë më parë i kërkoi BE-së të pezullojë anëtarësimin e Hungarisë në BE, për shkak se, sipas tij, Budapesti shkel vlerat themelore që përforcojnë Bashkimin.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












