Lajme
Policia nxjerr nga trafiku autobusin shqiptar të bërë “për skrap”
Autobusi u kishte rënë në sy policëve në autostradë afër Këlnit pasi që shihej se ishte i ndryshkur së tepërmi dhe kishte humbur tej mase vaj
Policët kanë nxjerrë të hënën në autostradë, te Këlni nga komunikacioni një autobus udhëtarësh të bërë për hedhurina, shkruan bild.de. Qendra e frerëve të autobusit ishte përforcuar me një çelës automekanikësh ndërsa lista e të gjitha mangësive që kishte ky autobus mbushte plot tri faqe të shkruara!
Autobusi u kishte rënë në sy policëve të hënën pasi që shihej se ishte i ndryshkur së tepërmi dhe kishte humbur tej mase vaj, transmeton albinfo.ch. Pas shikimit më të detajuar u konstatua se veç tjerash edhe pjesët llozi mbështetës ishte i ndryshkur.
Ekspertiza pastaj e ka klasifikuar autobusin e vjetër 18 vjet si tërësisht të pasigurt për trafik. Shoferi 45 vjeçar është detyruar të deponojë një shumë sigurie prej 1350 eurosh ndërsa ndaj tij dhe operatorit të udhëtimeve janë ushtruar kallëzime penale.
Grupi prej 50 vetash që po udhëtonte me këtë autobus drejt Holandës e ka vazhduar udhëtimin me një autobus tjetër.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














