Kultura
“3D”, një ekspozitë grafikash të Fatmir dhe Faton Dërmakut
Protagonistë të ekspozitës janë 3 Dërmakë,. Dy që ekspozojnë punimet e tyre: Fatoni dhe Fatmiri si dhe i treti, kuratori, i cili është dhe grafist i njohur, Adem Dërmaku
Sot, në orën 16.00 në Cyrih hapet ekspozita “3D” me kurator Adem Dërmakun. Me “3D” nuk kuptohet, siç mund të mendohet për diçka tridimensionale ose ngjashëm. Kjo shprehje ka të bëjë në fakt me 3 Dërmakët, dy që ekspozojnë punimet e tyre: Fatoni dhe Fatmiri si dhe i treti, kuratori, i cili është dhe grafist i njohur, Adem Dërmaku.
Fatmir Dërmaku prezanton këtu 30 fletëgrafika në teknikën akuatintë, gjilpërë e thatë, sitoshtyp dhe linogëdhendje me tematikë “Torzot”. Ndërsa Faton Dërmaku prezantohet me 38 fletëgrafika në teknikën shtyp digjital me tematikën “Dance”.
Ekspozita “3D” do të qëndrojë e hapur nga 23 shtator deri më 5 tetor. Ajo mund të vizitohet nga e marta deri të shtunën, nga ora 13 deri në orën 19.
Adresa: Galerie&Werkstatt
Eglistrasse 8, 8004, Zürich
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












