Sport
FC Kosova i ndanë pikët me “Red Star”
Në një ndeshje interesante, jo edhe aq të fortë, "Red Star" dhe FC Kosova i ndajnë pikët
Sabedini pas një moskuptimi në mbrojtje të Kosovës, shënoi direkt në një gjuajtje nga këndi për avantazh 1:0. Në minutën e 68-të, Edmond Kabashi barazoi rezultatin 1:1, pas një harkimi të Sokol Maliqit. Ky rezultat mbeti i pandryshueshëm deri në fund.
Situata para ndeshjes ishte e qartë, “Red Star” duhej që patjetër të fitonte për t’i qëndruar në thembër liderit nga Hönggu. Kosova po ashtu dëshironte fitoren për të arritur një pozitë sa më të lartë në tabelën e klasifikimit.
Mysafirët që nga fillimi diktuan lojën. Kështu që Kosova në këtë mënyrë erdhi edhe në rastet e para të shënimit, në minutat 12-të dhe 14-të. Sulmuesit e Kosovës, të dy herët ishin nga një hap prapa dhe nuk ia arritën që të realizojnë gola në këto raste.
“Red Star” ishte i rrezikshëm, në radhë të parë për shkak të kundërsulmeve të shpejta. Kështu në minutën e 26-të, kur Durani i iku mbrojtjes së Kosovës dhe ishte i vetmuar para portierit Besnik Zukaj. Portieri mysafir mbrojti me bravurë dhe pengoi avantazhin e “Red Star”.
Edhe pse që të dyja ekipet mundoheshin, prapëseprapë loja nuk kishte ndonjë rrjedhë dinamike.
Kështu që edhe avantazhi i mysafirëve erdhi nga asgjë. Fisnik Sabedini në minutën e 32-të shënoi direkt nga një gjuajtje nga këndi, pas një mosmarrëveshje të kosovarëve.
Rezultati ishte 1:0 dhe askush nuk e dinte se përse? Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Pas pauzës prapë ishte Kosova, ajo e cila kishte përparësi në loja.” Red Star” dëshironte të bënte më shumë në lojë, mirëpo nuk ia arriti dot.
Kosova e kishte topin më shumë në pronësi, mirëpo krijonte jo shumë raste të sigurta shënimi. Kështu që edhe barazimi në minutën e 68-të ishte i papritur.
Sokol Maliqi ishte me shpinë nga lojtarët kundërshtar, dhe ia arriti që të bëjë një harkim të bukur me Edmond Kabashin, i cili nuk e pati vështirë të barazoj rezultatin në 1:1.
Në fazën pavendosur ndeshjen në favor të tyre. Rastin më të mirë e pati Durand në minutën e 79-të, pas një gjuajtje nga këndi, qëlloi shtyllën pingule.
Kështu që ekipet u ndanë të kënaqur me ndarjen e pikëve, pra me një rezultat korrekt sipas rrjedhës së ndeshjes.
Të dielën e ardhshme Kosova e pret në lojë Wettingen-in. Kësaj radhe ndeshja nuk do të zhvillohet në Buchlern por në Utogrund. Ndeshja fillon si zakonisht në ora 15.30.
Telegrami i lojës:
Red Star – FC Kosova 1:1 (1:0)
Allmend Brunau, Fusha kryesore – 350 Shikues. Referi: Spangolo
Golat: 32. Fisnik Sabedini 1:0 dhe 68. Edmond Kabashi 1:1
Kosova: Besnik Zukaj, Edmond Kabashi, Jeton Jakupi, Alban Hotnjani, Shpend Latifi, Ardian Laski, Mikel Lazri, Meriton Kelmendi, Gojart Gjergji, Mehmet Hasani (72. Flamur Kallaba) dhe Sokol Maliqi
Në Bankën rezervë: Arsim Bunjaku, Azdren Avdijaj, Meriton Berisha dhe Arbnor Maliqi
Ndëshkimet: Sokol Maliqi (ndërhyrje e palejuar) dhe Alban Hotnjani (sjellje josportive)
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh













