Kultura
“Ai prekte me ngjyra”
Përkundër faktit se ai nga vitet `80 të shekullit të kaluar ishte orientuar nga piktura abstrakte, Gjokaj ia doli që në veprat e tij të prekte shumë thellë në ndjenjat e vështruesit. Këtë e bënte me formën, ngjyrën dhe kompozicionin e punimeve të tij
Ishte njoftim i dorës së parë në lajmet e të dielës të televizioneve shqiptare: Piktori Gjelosh Gjokaj ka vdekur në moshën 83 vjeçare në Augsburg të Gjermanisë. Kështu e fillon artikullin e saj gazeta “Augsburger allgemeine”.
“Ai ishte një superstar në këtë regjion” thotë Oliver Kautz, drejtues i fondacionitArno-Bucheger dhe mik shumëvjeçar i Gjokajt. Vendlindja e tij, Mali i Zi e kishte shpallur atë në vitin 2010 qytetar nderi ndërsa krerët e shteteve të Shqipërisë dhe të Malit të Zi kanë hapur menjëherë libr
at e ngushëllimeve për piktorin, transmeton albinfo.ch.
Në “vendlindjen” e tij të zgjedhur, në Augsburg, gjegjësisht në Gersthofen ai pati para pesë viteve një ekspozitë të vëllimshme. Atë e kishte titulluar “zi-ngjyrëhiri, kuq-kaltër” dhe nga ajo mund të konstatohej se ky njeri jeton mbi ngjyrat. Me to ai sillte drejtpërdrejt në pëlhurë ndjesitë spontane si malli, pikëllimi, mllefi, ironia, dashuria, dhembja, lumturia, gazi e qetësia.
Përkundër faktit se ai nga vitet `80 të shekullit të kaluar ishte orientuar nga piktura abstrakte, Gjokaj ia doli që në veprat e tij të prekte shumë thellë në ndjenjat e vështruesit. Këtë e bënte me formën, ngjyrën dhe kompozicionin e punimeve të tij.
Gjelosh Gjokaj është lindur në vitin 1933 në afërsi të Podgoricës. Në Beograd në Akademinë e Arteve, ai ka studiuar grafikën dhe pikturën. Nga viti 1969 ka jetuar si piktor i lirë në Romë dhe qe bërë njëri ndër përfaqësuesit kryesorë të drejtimit artistik “Arte metafisica”.
“Arti i tij i krijuar atëbotë, imponohej përmes prezantimit të shumëfishtë të fragmentarizimit të njerëzve”, vlerëson Kautz.
Me gruan e tij gjermane dhe dy fëmijët ai u vendos përfundimisht në vitin 1983 në Augsburg, ku merrte pjesë rregullisht në ekspozita.
Përkundër të gjitha sukseseve – ai ka marrë pjesë në më shumë se 150 ekspozita anembanë botës dhe pikturat e tij janë pjesë e shumë koleksioneve të artit – ai nuk e kishte humbur asnjëherë lidhjen me tokën, përcjell albin fo.ch. Ka mbetur gjithmonë i natyrshëm dhe modest. Mund të pritet që në fund të kësaj jave atij t`i bëhet një varrim me nderime shtetërore në Mal të Zi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















