Virusi EHEC nuk ka mbërritur në Zvicër
Nisur nga kjo gjendje, nuk janë paraparë masa të veçanta lidhur me virusin EHEC, përveç kontrolleve rutinore të mostrave të prodhimeve
Në Zvicër nuk ka në shitje tranguj nga Spanja, të dyshuar se përmbajnë virusin e rrezikshëm EHEC. Kështu thonë përgjegjësit e katër distributorëve më të mëdhenj tregtarë të ushqimit në Zvicër: Migros, Coop, Aldi dhe Lidl. Është kështu kryesisht për shkak të ofertës së madhe aktuale të prodhimeve vendore, sqarojnë ata. Po ashtu në Zvicër nuk ka në shitje as pemë dhe perime nga Gjermania veriore. Nisur nga kjo gjendje, nuk janë paraparë masa të veçanta lidhur me virusin EHEC, përveç kontrolleve rutinore të mostrave të prodhimeve. Megjithatë, Zyra Federale për Shëndetësi (BAG) po shqyrton nëse kanë mundur të mbërrijnë edhe në Zvicër produkte nga i njëjti prodhues spanjoll i trangujve, i cili ka shkaktuar rastet e vdekjes në Hamburg të Gjermanisë. Por BAG deri më tash nuk ka mundur të konstatojë ndonjë shpeshtim të infektimeve nga EHEC në Zvicër.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit











