Sport
Shqiptarët ‘kundërshtarë’ edhe për futbollistin e muajit
Taulant Xhaka dhe Ezgjan Alioski janë kandidatë për çmimin e muajit shtator që ndahet nga ‘Blick’. Xhaka luan për Shqipërinë, kurse Alioski për Maqedoninë
Dy futbollistët shqiptarë që ishin kundërshtarë në fushë, do të jenë kundërshtar edhe për futbollistin e muajit shtator që ndahet nga e përditshmja helvete “Blick”, përcjell albinfo.ch.
Taulant Xhaka, është kthyer në një lider të mirëfilltë në skuadrën e tij dhe në kombëtaren shqiptare të futbollit. Rinovimi i kontratës me Baselin ka hequr çdo dyshim rreth të ardhmes, ndaj mesfushori po luan më i qetë duke treguar plotësisht vlerat e tij. Nuk është rastësi që në Zvicër, shumëkush e cilëson që tani atë si kapitenin e Baselit, edhe pse nuk mban shiritin në krah.
“Ylli i kombëtares shqiptare është personi më i besueshëm kur i jepet roli i liderit. Luan thuajse gjithmonë, pavarësisht rotacionit në skuadër. Kohët e fundit edhe shënon”, shkruhet në përshkrimin e “Blick” për mesfushorin kuqezi.
Emri i dytë është ai i një shqiptari i cili në këtë sezon ka shënuar rregullisht si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren. Fatkeqësisht, golin në arenën ndërkombëtare e ka realizuar pikërisht kundër Shqipërisë.
Bëhet fjalë për Ezgjan Alioskin, i cili kryeson renditjen e golashënuesve në Zvicër me 7 golat e tij në këto javë të para me fanellën e Luganos. Shqiptari i përfaqësueses maqedonase është kthyer në një nga emrat më interesant të këtij kampionati dhe shumëkush parashikon që tani një transferim drejt një ekipi të madh në verën e ardhshme.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













