Bota
Greqi: Më shumë se një mijë trupa të paidentifikuar të refugjatëve
Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2016 rojat bregdetare kanë gjetur 142 refugjatë të vdekur në 51 operacione të shpëtimit dhe në dy incidente ka pasur 27 të humbur
Në Greqi ka më shumë se 1.000 trupa të paidentifikuar të refugjatëve dhe emigrantëve që arritën në vend në 20 vjetët e fundit, sipas të dhënave të paraqitura në Athinë nga policia greke, rojat bregdetare dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK).
Siç njoftojnë mediat në Athinë, të dhënat janë publikuar në kuadër të ngjarjes që ishte titulluar “Praktikat më të mira për identifikimin e mbetjeve mortore të paidentifikuara, me theks të veçantë në menaxhimin e të dhënave”, që ishte organizuar nga policia greke dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).
Mungesa e një baze të dhënash të plota të personave të vdekur, fluksi i madh i refugjatëve në mënyrë të konsiderueshme ka penguar shërbimet mjekësisë ligjore në vend për shkak të burimeve të kufizuara njerëzore dhe pajisjeve logjistike.
Sipas të dhënave të paraqitura nga përfaqësuesi i rojës bregdetare, Vlasios Kariotis, gjatë tetë muajve të parë të vitit 2016 rojat bregdetare kanë gjetur 142 refugjatë të vdekur në 51 operacione të shpëtimit dhe në dy incidente ka pasur 27 të humbur.
Në vitin 2015 rojat bregdetare kanë tërhequr 272 trupa nga deti në 77 operacionet e shpëtimit, dhe kanë regjistruar një total prej 152 personave të zhdukur në 21 incidente. Në përgjithësi, rojat bregdetare shpëtuan 103 372 refugjatë dhe emigrantë në vitin 2015 dhe 54.315 në tetë muajt e parë të vitit.
Zyra greke e KNKK-së tha se ka 817 aplikime aktive për kërkim të refugjatëve dhe migrantëve që datojnë nga fundi i vitit 2014, që korrespondon me rreth 900 njerëz.
Policia greke tha se aktualisht në regjistrin e saj të ADN-së ka më shumë se 650 lloje gjenetike të mbetjeve, të cilat nuk janë identifikuar. Në të njëjtën kohë, më shumë se 150 të afërm të personave të zhdukur janë në kërkim të anëtarëve të familjeve të tyre.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











