Uncategorized
Gjykata Speciale e shqetësuar për mbrojtjen e dëshmitarëve
Gjykata do të ketë gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, por do të punojë bazuar në ligjin e Kosovës dhe pritet të fillojë aktivitetin e saj të parë gjyqësor në fillim të vitit që vjen
Mbrojtja e dëshmitarëve që dëshmojnë për luftën në Kosovë ka qenë prej kohësh një sfidë e madhe, por Gjykata Speciale e Kosovës me bazë në Hagë beson se ajo mund të jetë e suksesshme aty ku të tjerë dështuan, shkruan ‘BIRN’.
“Jam i detyruar të mbroj dëshmitarët dhe të mbaj konfidenciale dhe të sigurta të gjitha informacionet që duhet të jenë të tilla, që të sigurohem që dëshmitarët që japin fakte të mos kanosen, lëndohen apo kërcënohen”, tha prokurori amerikan David Schwendiman në konferencën e tij të parë për shtyp muajin e kaluar si kryeprokuror i Dhomave Speciale.
Kjo gjykatë e re, me bazë në Hagë, synon të ndjekë penalisht krimet e kryera nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000, dhe mbrojtja e dëshmitarëve do të jetë një nga sfidat e saj kryesore, siç pohoi edhe Schwendiman.
“Nuk do të diskutoj apo tregoj asnjë informacion për dëshmitarët tanë, as do të diskutoj mjetet dhe metodat për mbrojtjen e atyre që janë të cënueshëm për shkak të rolit të tyre në hetimet tona apo në ndonjë ndjekje penale”, këmbënguli ai pasi u pyet se si gjykata e re do të sigurohet që dëshmitarët të mos kanosen.
Dështimi i institucioneve vendase dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë për të garantuar sigurinë e dëshmitarëve dhe për të ndjekur penalisht krimet e luftës pa ndërhyrje politike ishte një nga arsyet kryesore pse Bashkimi Evropian, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, vendosi të ngrinte gjykatën e re hibride, e cila zyrtarisht quhet Dhomat Speciale dhe Zyra e Prokurorit Special të Kosovës.
Gjykata do të ketë gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, por do të punojë bazuar në ligjin e Kosovës dhe pritet të fillojë aktivitetin e saj të parë gjyqësor në fillim të vitit që vjen. Ajo po pret thjesht miratimin e parlamentit holandez para se të lëshojë paditë e para.
Gjykata do të jetë përpjekja e katërt nga komuniteti ndërkombëtar për t’u siguruar se krimet e kryera nga zyrtarë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, grupi guerilas që luftoi për pavarësi nga Serbia në fund të viteve 1990, të ndiqen penalisht.
Gjatë 17 viteve të fundit, që kur mbaroi lufta, komuniteti ndërkombëtar ka administruar drejtësinë në Kosovë, por rezultatet e tij kanë qenë të dobëta, më pak se 20 vendime përfundimtare në raste krimesh lufte.
Konflikti në Kosovë shpërtheu në vitin 1998, kur UÇK-ja luftoi policinë serbe në një përpjekje për të fituar pavarësinë e krahinës nga Jugosllavia. Lufta u përshkallëzua në vitin 1999, kur NATO-ja filloi një ofensivë kundër forcave jugosllave të Sllobodan Millosheviçit, dhe rreth 10,000 shqiptarë të Kosovës u vranë dhe 700.000 të tjerë u dëbuan.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26












