Kultura
Ekspozitë protestë kundër kufizimeve të lëvizjes së kosovarëve
Në ekspozitë gjatë prezantimit do të vendosen mbishkrime afër veprave të artistëve që nuk mund të udhëtojnë të lirë, me tekstin „unë akoma nuk jam Evropë“
Diçka të tillë Toro nuk ka përjetuar ndonjëherë më parë. Fotografitë e destinuara për ekspozitën e tij “The beautiful Travelers II” nuk kishin ardhur ende në galerinë e tij në kohën kur kishte mbetur vetëm një ditë deri te hapja e ekspozitës së paralajmëruar. Ato në fakt kishin përfunduar në një adresë tjetër (në vend se në Lüneburger Strasse në Lübeck).
Kjo bëri që fotografitë e kornizuara të vinin vetëm të enjten (sot), shkruan harburg-aktuell.de
Në ekspozitën që hapet në galerinë “Mytoro” të Mentor Ejupit prezantohen fotografi artistike të shtatë artistëve. E përbashkëta e të shtatëve është se të gjithë janë shqiptarë, transmeton albinfo.ch. Në realitet ata jetojnë të shpërndarë në gjithë botën kështu që disa nga fotografitë janë punuar në SHBA, disa në Gjermani dhe ca të tjera në Kosovë. Secili fotograf i renomuar ka stilin dhe drejtimin e tij artistik.
Por nëse dikush mendon se kjo ekspozitë thjesht është improvizuar, e ka gabim. Sepsenë fakt ajo është një ekspozitë-protestë për lëvizje të lirë. Dy nga artistët shqiptarë që jetojnë në Kosovë e që janë pjesë e ekspozitës nuk mundën të vinin në hapjen e ekspozitës. Lejimi i vizave artistike për kohën që ishte në dispozicion nuk ishte i mundur, përcjell albinfo.ch. Pastaj “nëse të gjithë artistët nuk munden të vijnë atëherë nuk ka kuptim që ta ftosh ndojërin që të marrë rrugë nga SHBA-ja. Kështu, të premten, më 7 tetor në orën 19.30 aty do të jenë vetëm dy nga 7 fotografët. Do të jenë pra vetëm ata dy që jetojnë në Gjermani.
Pas prezantimit të Alban Mujës, Driton Hajredinit e Nora Lumit para dy vitesh, sonte shpalosen veprat e Arbnore Lumit,(Kanadë), Arton Humolli (Kosovë), Burim Myftiu (SHBA),Dash Izairi (Gjermani), Flutra Aliu (Luginë), Shkurta Bogujevci (Kosovë) dhe Xheni Cuni (Gjermani).
Ekspozita me fotografi artistike është e kuratuar nga Mentor A.Ejupi Toro dhe e bazuar në konceptin e „udhëtarëve të bukur dhe të të bukurës“. Kësaj radhe ajo vjen me një porosi për vendet evropiane, respektivisht koncepti është i bazuar në të drejtën e lëvizjes së lirë kosovarëve.
Mos lejimi i udhëtimit të lirë të kosovarëve dhe kushtëzimet paradoksale politike ndaj Kosovës janë motivet e radhitjes së artistëve, duke mos i parë të arsyeshme vendimet e tilla shumë nënçmuese dhe denigruese ndaj një populli të tërë.
Mediat gjermane e shohin këtë ekspozitë si protestë artistike ndaj politikave të BE-së si dhe iu bashkangjitën galerisë në përkrahje të senzibilizimit të situatës aktuale ndaj kosovarëve.
Ekspozita hapet sonte në ora 19:00 në Gallery Mytoro, Lüneburger Straße 1a, D – 21073 Hamburg dhe do jetë e hapur për publikun deri më 26 nëntor 2016.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut












