CH-Ballkani
Shqipëria shkatërron fushat e marihuanës për të pastruar imazhin e saj
Shqipëria është shndërruar një rrugë kryesore transiti për kokainën e Amerikën së Jugut, si dhe heroinën afgane me destinacion Evropën, duke shtuar presionin ndërkombëtar ndaj Qeverisë në Tiranë, që dëshiron të hyjë në Bashkimin Evropian
Shqipëria për dekada me radhë ishte e izoluar në Evropë, por tani 26 vjet pas rrëzimit të komunizmit, ajo ka dalë se është prodhuesi më i madh i kontinentit me marihuanë, shkruan ‘channelnewsasia.com’.
Në malet e Krujës, Iliri është njëri nga fermerët e varfër të Shqipërisë, që rritë bimë të paligjshme. “Unë nuk jam pro një krimi, por dëshpërimi më ka çuar të rriti kanabis”, thotë ai. “Unë mezi mbijetoj”, shton 50-vjeçari, i cili mundohet të mbrojë veprimtarinë e tij.
Në tregun evropian, paratë e fituara nga marihuana janë të mëdha. Dy kilogramë shitet deri në 600 euro, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria është shndërruar një rrugë kryesore transiti për kokainën e Amerikën së Jugut, si dhe heroinën afgane me destinacion Evropën, duke shtuar presionin ndërkombëtar ndaj Qeverisë në Tiranë, që dëshiron të hyjë në Bashkimin Evropian.
E vendosur në bregdetin e Adriatikut, Shqipëria ka kushte ideale klimatike dhe gjeografike për tregtinë me kontrabandë.
Policët shqiptarë kanë vështirësi për të depërtuar në këto zona, megjithatë, ata janë ndihmuar edhe nga helikopterë italianë.
“Që nga janari, policia shqiptare ka kryer më shumë se 1,250 operacione dhe ka shkatërruar më shumë se 2.3 milionë bimë kanabis”, thotë Altin Qato, kreu i sigurisë publike.
Sipas një raporti italian, çdo vit prodhohen 900 tonë kanabis me një vlerë tregu prej 4.5 miliardë euro që është një e treta e prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë.
Tregtia gjithashtu përfshin policë të korruptuar. Rreth 20 janë akuzuar deri më tani dhe politikanët akuzojnë njëri-tjetrin për lidhje me trafikantët.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit














