Sport
Futbollisti shqiptar shpallet “Lojtari i muajit” në Zvicër
‘Blick’ kishte përzgjedhur pesë alternativa për votimin e tifozëve, ndërsa në vendin e parë me 39% të votave, fitues është shpallur sulmuesi Ezgjan Alioski
Si zakonisht e përditshmja zvicerane ‘Blick’, ka zgjedhur lojtarët e muajit, e kësaj radhe ka zgjedhur atë të muajit shtator, shkruan albinfo.ch.
Ajo kishte përzgjedhur pesë alternativa për votimin e tifozëve, ndërsa në vendin e parë me 39% të votave, fitues është shpallur sulmuesi Ezgjan Alioski. Futbollisti shqiptar që vesh fanellën e përfaqësueses maqedonase, me të cilën i shënoi edhe Shqipërisë në Shkodër, ka shkëlqyer me fanellën e Luganos gjatë këtij muaji, ndaj ka marrë numrin më të lartë të preferencave.
I dytë është një protagonist i kombëtares kuqezi, mesfushori Taulant Xhaka, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Baselit, ndërsa ka mbledhur 28% të votave të tifozëve në këtë sondazh të të përditshmes zvicerane.
Pas tyre, në renditje janë Dumbia i Bazelit me 13% të votave, Pa Madu i Sionit me 11% dhe Kustodio i Lozanës me 9%.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












