Zhvillim
Gratë e forta të Kosovës: Nuk është vetëm Nënë Tereza!
"Prej pak kohë më parë disa prej tyre kanë prekur dritën e reflektorëve dhe janë perceptuar realisht nga opinioni – natyrisht, përveç Nënë Terezës, e cila nga mediat është cilësuar si “Gjyshja e Shqipërisë”. Ajo për shumë shqiptarë përfaqëson me karakterin e saj human edhe vendin nga i cili rrjedh dhe zemërgjerësinë e grave shqiptare."
“Të reja, të arsimuara mirë dhe të angazhuara: Gratë kosovare kanë bërë hapat e tyre të triumfit në nivele ndërkombëtare”. Kështu fillon artikulli i publikuar në portalin gjerman Zeitjung.de. ku bëhet fjalë për sukseset e femrës shqiptare të Kosovës në arenën botërore.
Kosova, një emër i vjetër i një shteti të ri, i cili si shtet i pavarur ekziston vetëm prej tetë vitesh, transmeton albinfo.ch portalin gjerman. Një shtet në të cilin lufta ka përfunduar para pak vitesh dhe një shtet në të cilin pothuaj gjithmonë vetëm meshkujt janë adhuruar si heronj dhe tepër rrallë edhe gratë, vazhdon zeitjung.de.
Por prej pak kohë më parë disa prej tyre kanë prekur dritën e reflektorëve dhe janë perceptuar realisht nga opinioni – natyrisht, përveç Nënë Terezës, e cila nga mediat është cilësuar si “Gjyshja e shqiptarëve”. Ajo për shumë shqiptarë përfaqëson me karakterin e saj human edhe vendin nga i cili rrjedh dhe zemërgjerësinë e grave shqiptare.
Por, ka edhe gra të tjera që përfaqësojnë Kosovën në botë, si për shembull Rita Ora. E lindur në Prishtinë, ajo për shkak të rrethanave të para luftës kishte emigruar në Angli me familjen. Ajo sot bën pjesë në mesin e mega-yjeve të industrisë muzikore dhe bart tashmë titullin “Ambasadore e Kosovës në botë”. E rritur në Londër, ajo e thekson gjithmonë emrin e atdheut të saj “të vërtetë”, Kosovës.
Por aktualisht janë edhe shumë emra shqiptarë në Top dhjetëshet e muzikës botërore. Bebe Rexha, Dua Lipa dhe së fundi edhe Era Istrefi, e cila u bë e njohur në botë brenda një kohe shumë të shkurtër me këngën e saj “Bonbon”.
Krahas kësaj, Kosova është vendi i parë në Ballkan me një grua presidente, Atifete Jahjaga (deri në vitin 2016). Ndërsa po ashtu për herë të parë Kosova këtë vit ka marrë pjesë në Olimpiadë (në Rio) dhe aty ka qenë një vajzë, Majlinda Kelmendi e cila i ka sjellë vendit medaljen e artë në xhudo, transmeton albinfo.ch. Një moment absolut historik për Kosovën, që u festua në mbarë botën.
Gratë shqiptare po korrin sukses të madh edhe në modë. Njëra prej tyre është DIana Avdiu, e cila punon për “Trump Model Management” në Nju Jork. Diana, e lindur dhe e rritur në Kosovë, e ka të vështirë të besojë se si ka mundur të fillojë karrierën e saj në botën e jashtme. Ish “Mis Kosova” thotë: “Unë flas si një grua shqiptare dhe ne na karakterizon feminiteti ynë bashkë me lidhjen me familjen, të cilën ne e vlerësojmë shumë”.
Autore e tekstit është Vjosa Qerkini, gazetare nga Kosova, e cila bashkëpunon me media ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore Një aeroplan i Swiss International Air Lines (SWISS) që bëri një ndalesë të paplanifikuar në Kazakistan... -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër













