Sport
Zvicra barazon me Anglinë
Krahas tashmë “veteranëve”: Behrami, Xhemajli dhe Shaqiri, u angazhuan edhe dy futbollistët e rinj shqiptarë: Granit Xhaka e Admir Mehmedi
Zvicra është ndarë baraz në ndeshjen me skuadrën e madhe të Anglisë, në stadiumin Wembley të Londrës. Dy golat për Zvicrën i shënoi Barneta. Barazimi me një superfuqi të futbollit, për më tepër në fushë të huaj do të ishte i denjë për tu kremtuar por një pikë e fituar në Angli nuk e përmirëson shumë pozitën e Zvicrës në tabelën e kualifikimeve për Evropianin 2012.
Megjithatë, opinioni futbolldashës i Zvicrës, këtë barazim që është realizuar nga një ekip i përtëritur, ku u angazhuan për herë të parë edhe dy futbollistë të rinj shqiptarë, e vlerëson si depërtim i një “fryme të re”. Kjo frymë, pritet që së paku në kualifuikimet për botërorin 2014 të gjejë shprehjen e saj të vërtetë.
Krahas tashmë “veteranëve” Behramit, Xhemajlit dhe Shaqirit, në ndeshjen kundër Anglisë, që përfundoi me rezultat të barabartë 2 :2 u angazhuan edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë: Granit Xhaka e Admir Mehmedi.
Xhaka, mesfushori prej të cilit futbolli zviceran pret shumë, u angazhua që nga fillimi, bashkë me dy mesfushorët tjerë, Behrami e Shaqiri. Ndërsa Behrami u lëndua dhe mori edhe karton të verdhë, dy më të rinjtë Shaqiri dhe Xhaka luajtën deri në fund të ndeshjes.
Behramin në minutën 58 e zëvendësoi lojtari tjetër shqiptar, Blerim Xhemajli. Në minutën 74 debutoi për kombëtaren e Zvicrës edhe lojtari tjetër shqiptar nga Maqedonia, Admir Mehmedi, i cili luajti në vend të Derdiyok-ut.
Me lojë të mirë nga shqiptarët u dalluan sidomos Xhaka dhe Shaqiri ndërsa Mehmedi pati edhe një shans të mirë për gol.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












