Sport
Tre shqiptarë në kombëtaren M19 të Zvicrës në futboll
Në ndeshjet për Kampionatin Botëror “U19” lojtarët shqiptarë Veseli, Ajeti dhe Xhemshiti treguan lojëra të mira. Zvicra u diskualifikua
Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për kampionatin evropian M19, Zvicra bëri gara në grupin 2 së bashku me Spanjën, Anglinë dhe Malin e Zi.
Eliminatoret u zhvilluan në formë turniri. Ato u luajtën në tre qytete të kantonit Vaud, në Lozanë, Nyon dhe Yverdon.
Në ndeshjen e parë Zvicra -Spanja e cila u zhvillua në Lozanë, fitore shënuan spanjollët me rezultat 2 :1. Në këtë ndeshje luajti futbollisti shqiptar Frederik Veseli, futbollist i Mançester Sitit i cili ishte edhe kapiten i ekipit.
Ndeshja e dytë Zvicra-Anglia u zhvillua në Nyon. Pas një loje dramatike fitorja u takoi anglezëve me rezultat 3 : 2. Pas kësaj humbjeje, formacioni zviceran i humbi shpresat për kualifikim. Në këtë ndeshje ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen Veseli, kurse nga minuta 46 u aktivizua edhe futbollisti tjetër shqiptar, Arlind Ajeti, futbollist i ri i FC Baselit.
Në ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Malit të Zi, në Yverdon, Zvicra shënoi fitore 3 : 2. Ishte kjo fitore e nderit sepse nuk mjaftoi për kualifikim. Në këtë ndeshje Veseli ishte rezervë dhe nuk u aktivizua fare, kurse tërë ndeshjen e luajtën Arlind Ajeti dhe i riu Berat Xhemshiti, lojtar i FC Zürihut
Në përgjithësi, lojtarët shqiptarë treguan lojëra të mira. Veseli e Ajeti në mbrojtje e Xhemshiti në mesfushë.
Nga ky grup u kualifikua Spanja e cila përfundoi e para me 7 pikë nga tri ndeshje, po aq pikë mblodhi edhe Anglia por me goldallim më të dobët. Spanja do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian M19 i cili zhvillohet në Rumani gjatë muajit korrik të këtij viti.
Rezultatet komplete të grupit 2 : Zvicra -Spanja 1 : 2. Anglia-Mali i Zi 1 : 0, Spanja -Mali i Zi 3 : 0, Anglia-Zvicra 3 : 2, Mali i Zi–Zvicra 2 : 3, Aglia-Spanja 1 : 1
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit













