Sport
Manchester United ka shfaqur interes për ta angazhuar Xherdan Shaqirin
Sipas mediave angleze dhe televizionit BBC, kampioni i shumëfishtë anglez Manchester United ka shfaqur interes për ta angazhuar në radhët e veta, sulmuesin super të talentuar kosovar Xherdan Shaqiri (19). E gjithë kjo ndodhi pas paraqitjes së mrekullueshme të Shaqës në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian 2012, kundër reprezentacionit anglez, ndërsa cmimi që përflitet në rast të transferit eventual është 13,6 milionë franga zvicerane. Ky do të kishte qenë transferi i vitit. Legjenda e futbollit anglez, Sir Alex Ferguson, sipas BBC-së, është mahnitur nga paraqitja e reprezentuesit kosovar për kombëtaren zvicerane, Xherdan Shaqiri.Pas ndeshjes në fjalë në stadiumin ëembley, kundër Anglisë (2:2), shtypi anglez ka shkruar vetëm lëvdata për lojën e Shaqës. Qysh tani, anglezët kanë paralajmëruar se nga sulmuesi kosovar, në Kampionatin Evropian të grupmoshave deri 21 vjet, Xherdani do të jetë një yll i ardhshëm.Edhe në ndeshjen e parë kualifikuese kundër Anglisë, Shaqa u kishte rënë në sy anglezëve me golin e shënuar në minutën 71`, një gol i ëndrrave për cdo sulmues.Tek FC Baseli ende nuk ka ndonjë ofertë konkrete nga ekipi anglez, pra ende nuk është nënshkruar asgjë, ndërsa kontrata me këtë ekip, Shaqën e obligon që të luajë deri në vitin 2014.Përpos kësaj, sipas BBC-së, interes të madh për Xherdan Shaqirin kanë treguar edhe ekipet e njohuraLiverpool dhe Juventus.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit















