Sport
Mavraj nuk ka të ndalur
Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj po shkëlqen me skuadrën e tij Koln, që renditet në vendin e dytë në Bundesliga me dy pikë pas Bayern Munichut
Mërgim Mavraj me skuadrën e tij, Koln nuk e kanë ndërmend të ndalen në Kampionatin gjerman të futbollit. Në javën e shtatë, skuadra e qendërmbrojtësit shqiptar e vijoi serinë e rezultateve pozitive duke mposhtur 2:1 Ingolstadin në shtëpi, shkruan albinfo.ch.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare edhe në këtë ndeshje luajti 90 minuta dhe bëri detyrën duke e ndihmuar skuadrën e tij të ngjitet në vendin e dytë me 15 pikë, dy më pak se Bayerni i Munihut.
Bavarezët janë ndalur në një barazim 2:2 në Frankfurt përballë Eintrachtit. Për skuadrën e fundit, luajti edhe sulmuesi shqiptar, Shani Tarashaj, duke hyrë në lojë në minutën e 70-të. Ai është i huazuar nga skuadra angleze, Everton.
Hoffenhaimi mundi 2:1 Fraiburgun e Amir Abrashit. Mesfushori shqiptar mungoi në këtë ndeshje për shkak të një dëmtimi në kokë të pësuar të martën në stërvitje.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?










