Uncategorized
Rritet shuma e kompensimit për ata që nuk duan të kryejnë shërbimin ushtarak?
Në rast se do të pranohet propozimi i grupit studiues, atëherë nga 4400 frangat minimale (për 11 vjet) që parashihen tash, duhet të paguhen minimalisht 11 mijë franga
Kompensimi në të holla që duhet ta bëjnë ata shtetas të cilët nuk duan ta kryejnë shërbimin ushtarak, (dhe as atë civil në kuadrin e ushtrisë) së shpejti mund të rritet. Një grup studiues në kuadrin e Ministrisë së Mbrojtjes (VBS) ka propozuar që shuma në fjalë të ngrihet në më së paku 1000 franga në vit, shkruan “NZZ am Sonntag” në numrin e sotëm.
Kjo temë do të debatohet javën e ardhshme në Komisionin për Siguri të Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, qeveria aktualisht nuk ndan mendimin me VBS lidhur me këtë çështje. Në draftin e ligjit që Këshilli Federal e ka propozuar, shuma mbetet nüe kuotën që e ka sot, minimum 400 franga.
Parimisht, ata që i shmangen shërbimit ushtarak dhe civil në Zvicër detyrohen të paguajnë gjatë njëmbëdhjetë viteve tre për qind nga të ardhurat e tyre personale ose, në minimum 400 franga në muaj.
Në rast se do të pranohet propozimi i grupit studiues, atëherë nga 4400 frangat minimale (për 11 vjet) që parashihen tash, duhet të paguhen minimalisht 11 mijë franga.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











